LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri “fërkon duart”, thotë se është gati për të marrë qeverinë

Ish-ministri “fërkon duart”, thotë se është gati për të marrë qeverinë

Ish-ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka shpërthyer në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kryeministres Theresa May, duke e akuzuar si përgjegjësen kryesore për dështimin e saj me planin Brexit, teksa ai ka nisur hapur fushatën për t’u bërë udhëheqësi i ri i Konservatorëve dhe qeverisë.

Johnson pas humbjes shkatërruese të së martës tha se “kryeministrja duhet të bëjë një ofertë përfundimtare për BE-në për një marrëveshje që heq planin e kufirit me Irlandën dhe mban gjysmën e faturës së divorcit prej 39 miliardë dollarësh derisa të përfundohet një marrëveshje tregtare”.

Ish-ministri i Jashtëm tha se do të ishte ‘krejtësisht i habitur’ nëse Brukseli do të thoshte jo, por këmbënguli se Britania do të lulëzonte edhe nëse duhej të largohej pa marrëveshje më 29 mars, përcjell gsh.


Ndërkohë, sipas tij vonesa në largimin nga BE do të “zhdukte besimin” në politikë dhe do të nxiste dyshimin për një “konspiracion elitar për të penguar Brexit”.

Ndërsa May vazhdon bisedimet ndërpartiake në një Plan B Brexit, Johnson paralajmëroi atë të mos pranojë një bashkim të përhershëm doganor si çmim për marrjen e marrëveshjes së saj nëpërmjet Parlamentit.

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori