Ardita Sinani është femra e parë që ka drejtuar Komunën e Preshevës për një periudhë rreth shtatë muaj. Ajo në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka ardhur me një rrëfim për jetën dhe karrierën e saj.
Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë bërë aq sa kanë mundur për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Sinani ka thënë se shqiptarët e asaj pjese e kanë pritur mirë idenë për korrigjimin e kufijve dhe bashkimin e mundshëm të Luginës së Preshevës me Kosovën.
“Është momenti historik që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës pasi nëse nuk ndodh tash këto troje do të zbrazen nga shqiptarët”.
Kryetarja e degës së PVD në Preshevë ka thënë se respekton shumë iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës Kosovës.
“Unë ju besoj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe besoj shumë se bashkimi me Kosovën mund të arrihet”.
Sinani ka folur edhe për figurat politike shqiptare. Ajo ka folur fjalë të mëdha për presidentin Hashim Thaçi duke thënë se ai ka ndjeshmëri shumë të madhe njerëzore për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ajo ka thënë se ka respekt shumë të madh dhe sipas saj ai është një patriot i vërtet.
“Është jashtëzakonisht për t’u vlerësuar. Mund të them se ka kohë që institucionet e shtetit shqiptar nuk kanë pasur një patriot të tillë”.
Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës ka thënë se shqiptarët në Preshevë janë të zhgënjyer me Albin Kurtin pasi që kanë pritur që ai të jetë shumë më i zëshëm për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovës.
“Zotit Kurti nuk duhet t’i vijë keq për Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin. Lugina e Preshevës është një aset shumë i rëndësishëm”, tha ndër të tjera Ardita Sinani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti dhe ambasadorin gjerman bisedojnë për proceset zgjedhore në Kosovë dhe në Gjermani

Kurti takon të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA, flasin për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve

Reeker: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-të në skenën ndërkombëtare

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?