LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryetari i Shtërpcës paguan 50 mijë euro dorëzani për lirim nga burgu, dyshohet për rastin “Brezovica”

Ish-kryetari i Shtërpcës paguan 50 mijë euro dorëzani për lirim nga burgu, dyshohet për rastin “Brezovica”

Ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, ka paguar 50 mijë euro dorëzani në Gjykatën Themelore në Pejë për lirim nga masa e paraburgimit.

I njëjti ndodhet nën masën e paraburgimit që nga 21 dhjetori i vitit 2021, kur u arrestua si i dyshuar për rastin e njohur “Brezovica”.

Avokati i tij, Artan Qerkini, ka konfirmuar për Telegrafin se klienti i tij ka paguar shumën prej 50 mijë euro në formë të dorëzanisë brenda afatit ligjor të përcaktuar nga gjykata, me 31 gusht 2023.


Dyshohet se ish kryetari i Shtërpcës përfitoi 1 milion euro nga lejet për ndërtimin e vilave – gjithçka nga aksioni i Policisë së Kosovës
Lexo po ashtu Dyshohet se ish kryetari i Shtërpcës përfitoi 1 milion euro nga lejet për ndërtimin e vilave – gjithçka nga aksioni i Policisë së Kosovës

“Klienti im e ka përmbushur detyrimin për pagesën e dorëzanisë brenda afateve ligjore. Pra, dorëzania është paguar dje dhe sot e presim vendimin e Gjykatës për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e dorëzanisë”, ka thënë Qerkini.

Për ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, Prokuroria dyshon se ka përfituar 1 milion euro nga dhënia e lejeve për ndërtim të vilave në zonën e Brezovicës.

Për këtë rast janë bastisur 10 lokacione në regjionin e Ferizajt, Prishtinës dhe në Shtërpcë, ku janë sekuestruar para, armë, vetura si dhe disa dokumentacione. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori