LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se ka torturuar civilët kroatë, dyshohet se ka kryer krime lufte në Cavtat

Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se ka torturuar civilët kroatë, dyshohet se ka kryer krime lufte në Cavtat

Ish-kryeprokurori special Milivoje Katniq nga Mali i Zi është marrë në pyetje dje në Prokurorinë Speciale, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale – “krim lufte kundër popullatës civile” në zonën e Cavtatit të Kroacisë në vitin 1992, shkruan Vijesti.

Katniq u mor në pyetje si i dyshuar. Prokuroria Speciale e akuzon Katniqin, për trajtim çnjerëzor të civilëve kroatë si oficer i APJ-së gjatë luftës në Kroaci në zonën e Cavtatit, transmeton Telegrafi.

Dje në seancën dëgjimore në Prokurorinë Speciale, para prokurores Tanja Çolan-Deretiq, Katniq ka mohuar akuzat se ka lidhje me krimet e luftës.


“Prokuroria Speciale, pas vlerësimit të provave të mbledhura nga organet kompetente të Republikës së Kroacisë dhe të gjetura në bazën e të dhënave të provave të Prokurorisë së Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetur për Gjykatat Penale, sot ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër të pandehuri M.K, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer luftë kriminale, krim kundër popullatës civile”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

“Urdhërim e ngarkon të pandehurin M.K se, në territorin e Kroacisë, komuna e Konavlit, Cavtat, si oficer i ushtrisë  Jugosllave (APJ), duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e Konventës IV të Gjenevës, trajtohen në mënyrë çnjerëzore disa civilë të kombësisë kroate duke i sulmuar, torturuar, plagosur fizikisht, dhe duke fyer dinjitetin njerëzor dhe duke ushtruar dhunë kundër mirëqenies së tyre mendore”, shtoi Prokuroria. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori