LAJMI I FUNDIT:

​Ish-kryeministri izraelit Mofaz: Vonesën e deritashme me Kosovën ta kompensojmë me zhvillimin e marrëdhënieve

​Ish-kryeministri izraelit Mofaz: Vonesën e deritashme me Kosovën ta kompensojmë me zhvillimin e marrëdhënieve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes video-lidhjes ka zhvilluar takim miqësor me ish-kryeministrin e Izraelit, Shaul Mofaz, të cilët janë pajtuar se është shumë e rëndësishme që së shpejti të realizohet marrëveshja për bashkëpunim bilateral në mes të ministrive të mbrojtjes dhe ushtrive të dy vendeve.

Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të tij në njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli, si dhe për interesimin e tij të fuqishëm dhe shtetit izraelit për Republikën e Kosovës dhe perspektivën e saj.

Nga ana e tij, ish-kryeministri Mofaz, shprehu vlerësimin e lartë për vendosjen e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe kombeve, duke nënvizuar që vonesën e deritashme ta kompensojmë me zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunim të thellë në të gjitha fushat, duke shprehur besimin e plotë në kapacitetet e veçanta njerëzore të vendit tonë për zhvillim të shpejtë dhe të fuqishëm.


Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes, si dy ushtarakë karriere, në vazhdim, ministri Mehaj dhe ish-kryeministri Mofaz, njëherë edhe si ish-ushtarak me gradën më të lartë ushtarake në ushtrinë izraelite (gjenerallejtënant), respektivisht ish-shef i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe ish-ministër i mbrojtjes së Izraelit, biseduan për çështjet me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Të dy u pajtuan që është shumë e rëndësishme që së shpejti të realizohet marrëveshja për bashkëpunim bilateral në mes të ministrive të mbrojtjes dhe ushtrive të dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori