Site icon Telegrafi

Ish-kryeministri i Greqisë: Vendet e Ballkanit të bashkëpunojnë për rrugën e tyre drejt BE-së

Ish- kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, në një lidhje direkte në Samitin për Ballkanin Perëndimor, e nisi fjalimin e tij duke i thur lavde kryeministrit Albin Kurti.

Papandreu tha se duhet përgëzuar Kurtin për punën që ka bërë.

“Kurti është ndër ata politikanë që beson në atë që thotë. Ka punuar shumë, dhe është e domosdoshme ta përgëzojmë për punën që ka bërë për transparencën, luftimin e korrupsionit dhe shumë tema tjera”, tha Papandreu.

Ai shtoi se është e rëndësishme përparimi ekonomik por edhe procesi ku jemi aktualisht lëvizjes drejt anëtarësimit në BE.

“Ëndrra perëndimore që kemi në Ballkanin Perëndimor na përfshin të gjithëve, kjo nuk është thjeshtë një ëndërr e rritjes së prosperitetit, por është ajo e një bashkëjetese në paqe, ku dëshirojmë të shohim diçka të mirë dhe jo të rrezikshme”, ka thënë Papandreu.

Ndër tjerash, ai ka bërë thirrje që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë më shumë mes vete për integrime më të shpejta drejtë BE-së, si dhe zhvillimeve të tyre./Telegrafi/

Exit mobile version