Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka pritur ish-kryeadministratorin e Kosovës Joakim Ryker, me të cilin kanë biseduar lidhur me progresin e arritur në vendin tonë që nga koha kur ai ishte në kryes të misionit në vendin tonë, sidomos në aspektin ekonomik.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, e informoi ish-administratorin lidhur me zhvillimet e përgjithshme, sidomos ato ekonomike në vendin tonë që nga koha kur ai u largua nga Kosova më 2010 e këndej.
“Nga ajo kohë Kosova ka ndryshuar mjaft, por pritjet kanë qenë edhe më të mëdha sesa është bërë deri tash në zhvillimin e vendit me theks të veçantë në fushë ekonomike. Vendit tonë i duhet një zhvillim më i fuqishëm eknomik, për të cilën duhet më shumë angazhim”, tha Shahini.
Kurse, ish-kryeadministrator i Kosovës, Joakim Ryker tha se AKB-ja gjithmonë ka pasur mision zhvillimin ekonomik të Kosovës, mision i cili vazhdon akoma me shumë sukses.
“Si shef i shtyllës së IV-të dhe si kryeadministrator i Kosovës, kam mbështetur gjithnjë iniciativat e AKB-së, e të cilat ishin edhe në përputhje me misionin tim”, tha Ryker.
Ai tha se ndihet mirë që akoma AKB-ja po vazhdon me trendin e njëjtë të misionit të saj për zhvillimin ekonomik dhe për këtë e mbështes edhe nga pozita e tashme që ka në Gjermani.
“Ngado që shkoj jam në mbështetje të fuqishme të Kosovës e cila është vendlindja ime e dytë. Ndihem mirë që pas një kohe përsëri jam në Kosovë, gjë për të cilën jam edhe i emocionuar”, theksoi Ryker.
Ish kryeadministratori i Kosovës, tha se ishte ai i cili e kishte paraqitur në Këshillin e Sigurimit shpalljen e pavarësisë.
“Ajo ishte njëri nga momentet më të paharruara dhe po ashtu edhe dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, tha Ryker.
Ai tha se e dëshiron Kosovën të zhvilluar ashtu si vendi i tij, Gjermania.
Në shenjë falënderimi për kontributin e tij të dhënë në zhvillimin e Kosovës, sidomos në aspektin ekonomik, kryetari i AKB-së i dhuroi një mirënjohje ish kryeadministratorit Joakim Ryker. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës