Një nga investitorët më të hershëm të Facebook ka etiketuar planet e gjigantit të mediave sociale për një Metaverse si "distopike".

Meta, siç njihet tashmë Facebook, po investon miliarda në projekt. Por, Roger McNamee i tha BBC-së se "Është një ide e keqe dhe fakti që ne të gjithë jemi ulur dhe e shikojmë këtë sikur është normale duhet të na alarmojë të gjithëve".


Shefi i produkteve të Metas, Chris Cox, u tha të pranishmëve në Samitin e Uebit në Lisbonë se ideja do ta bënte "internetin më pak të sheshtë".

Ai tha se do të ishte shumë më mirë se video-konferenca si një hapësirë për takime. Megjithatë, duke folur në të njëjtën ngjarje, McNamee ishte shumë skeptik “Facebook nuk duhet lejuar të krijojë një Metaverse distopike”.

121429904 gettyimages 1351042109

Termi Metaverse u krijua në vitet 1990 në një roman fantastiko-shkencor Snow Crash, ku shërbeu si një pasues i realitetit virtual të internetit.

McNamee u bë një kritik i Facebook-ut pasi filloi të shihte më shumë dezinformata në platformë. Ai tha se nuk ishte i bindur se Metaverse do të ishte e sigurt në duart e shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg.

"Nuk ka asnjë mënyrë që një rregullator ose politikëbërës të lejojë Facebook të operojë atje [në metaverse] ose të hyjë në kriptovaluta," tha ai.

"Facebook duhet të kishte humbur të drejtën për të bërë zgjedhjet e veta. Një rregullator duhet të jetë aty duke dhënë miratimin paraprak për çdo gjë që ata bëjnë. Sasia e dëmit që ata kanë bërë është e pallogaritshme", tha ai.

Ndryshe, Mark Zuckerberg ka prezantuar javën e kaluar inovacionin më të ri të teknologjisë të quajtur Metaverse. /Telegrafi/