Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi, ndërsa nga institucionet e sigurisë në Kosovë merret si kërcënim pasi ata vlerësojnë se forcat serbe janë duke pritur një moment të volitshëm për invadim të Kosovës.
Shqetësimet e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Bashkimit Evropian (BE) se incidentet e dhunshme në Kosovë mund të shndërrohen në “konfrontim rajonal”, duhet pranuar me kujdes.
Këto shqetësime po forcohen edhe më shumë nga preokupimet e kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit të Mbrojtes, Ejup Maqedonci.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në Rashkë të Serbisë, po shihet një riorganizim i grupit paramilitar dhe terrorist i Millan Radoiçiqit, me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serb. Sipas Kurtit, më 10 nëntor, Radoiçiq udhëhoqi një takim me rreth 40 politikanë serbë dhe zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.
Ndërsa së fundi, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi dhe se “po presin një moment të volitshëm për mësymje” në Kosovë.
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës në veri, Murat Mehmeti thotë se grupet kriminale në veri të vendit janë dobësuar shumë në këtë pjesë të Kosovës.
“Nuk mund të them se janë mposhtur plotësisht, por janë dëbuar në masë grupet kriminale në veri të vendit. Prej 23 viteve nuk e mbaj në mend një lëvizje kaq të lirë të qytetarëve në veri. Qytetarëve serb iu ka ikur frika dhe vazhdojnë të regjistrojnë veturat me targa të Kosovës”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.
Ish-hetuesi thotë se prej vitesh i përcjellë lëvizjet ushtarake në Serbi.
Ai thotë se nuk duhet të mbivlerësohet fuqia e Serbisë.
“Unë jam i sigurt se ai që i kupton aspektet ushtarake e di. Serbia nuk i ka më shumë se 12 mijë trupa që mund t’i mobilizojë. Kanë probleme të mëdha me rekrutimin e ushtarëve. Eprorë të Serbisë gjatë punës sime hetuese më kanë treguar se janë të dërrmuar totalisht. Së pari askush nuk ka disponim për luftë dhe e dyta ka një ushtri profesioniste që e braktisin çdo ditë. Nuk është më atmosfera e viteve të ’90-ta. Ndjehen të dërrmuar. Kanë probleme ekonomike dhe nuk shoh rrezik prej tyre”, shprehet tutje ish-hetuesi policor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Në Maqedoni rreth 4000 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania