Telegrafi

Ish futbollisti i Bayer Leverkusen, Fenerbahce dhe Besiktas dënohet me 14 vite burg për vrasje

Një gjykatë e Stambollit ka dënuar ish-futbollistin turk Sezer Ozturk me 14 vjet e shtatë muaj burg për vrasjen e një burri pas një mosmarrëveshjeje me makinë.

Vendimi e dënon ish-lojtarin me origjinë gjermane dhe ish-shpresën e madhe të futbollit turk me 12 vjet e gjashtë muaj burg për “vrasje me paramendim pas provokimit të pajustifikuar” dhe dy vjet e një muaj të tjerë burg për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të lëndim trupor.

I akuzuari u deklarua i pafajshëm, duke pretenduar se vrasjen e ka kryer për vetëmbrojtje, por prokuroria beson se ish-lojtari, tashmë sipërmarrës i kateringut, pas një debati në trafik ka ndjekur një tjetër person dhe e ka qëlluar duke ikur pastaj.

 

Ozturk luajti dy sezone në Bayer Leverkusen dhe një tjetër në Nurenberg në Gjermani.

Pastaj ai ka veshur edhe fanellën e klubeve si Fenerbahce, Besiktas dhe Basaksehir.

Ai luajti për të gjitha grupmoshat e të rinjve të Turqisë, por nuk debutoi për kombëtaren A. /Telegrafi/