Ndërsa deklarata e fortë e Brooklyn Beckham për raportet e tensionuara me familjen e tij vazhdon të shkaktojë reagime të shumta, një nga ish-të dashurat e tij më të njohura, këngëtarja Tallia Storm, ka dalë hapur në mbështetje, duke u shprehur për Mirror se ajo është pa asnjë dyshim “Me Brooklyn”.

Duke kujtuar lidhjen e tyre në adoleshencë, rreth vitit 2014, Tallia e përshkruan Brooklynn si “dashurinë e saj të parë”.


Ajo tregon se të dy ishin vetëm 16 vjeç dhe se ishte vajza e parë që u pa publikisht në krah të tij.

Foto: Instagram

Në atë periudhë, Tallia po performonte në një koncert në Hanover Square në Londër dhe Brooklyn ishte i ftuar të merrte pjesë.

Por ajo që ndodhi më pas e la të tronditur.

“Victoria dërgoi një ekip sigurie gjatë ditës për të kontrolluar ambientin”, tregon Tallia.

“Mendova se ishte pak e tepruar, por në rregull. Kur erdhi mbrëmja, Brooklyn hyri me motrën time ndërsa unë po bëja provat e zërit, dhe kur u larguam jashtë kishte rreth 20 paparacë".

David dhe Victoria

Ajo shton se ishte hera e parë që përballej me një situatë të tillë.

“U frikësova shumë. Nuk doja që Brooklyn të mendonte se unë i kisha thirrur paparacët".

Në një rast tjetër, Tallia thotë se ishte planifikuar të merrte pjesë me Brooklynn në 'Global Gift Gala', një event i organizuar nga aktorja Eva Longoria, mike e afërt e Victorias. Por planet ndryshuan në momentin e fundit.

“Isha tashmë brenda sallës kur Brooklyn më shkroi dhe më tha: ‘Mami nuk më lejon të vij, më vjen keq’. Dhe kaq. Është e qartë se Victoria nuk më pëlqente", shprehet ajo.

Tallia thekson se sa herë e ka takuar Brooklynn ndër vite, ai ka qenë gjithmonë i thjeshtë dhe i sjellshëm, por e cilëson gjithë situatën si një “stuhi krejtësisht të panevojshme”.

Brooklyn dhe Nicola

Sipas saj, kjo përvojë ka ndikuar negativisht edhe në imazhin e saj publik.

“Më kanë parë gjithmonë sikur kërkoja famë. Është një rrjetë e ndërlikuar nga e cila nuk dua të jem pjesë".

Ajo shton se nuk ka përfituar kurrë financiarisht nga lidhja e saj me Brooklynn dhe beson se, me kalimin e kohës, e vërteta gjithmonë del në pah.

“Isha ende në shkollë kur u njohëm. Nuk ishim asgjë më shumë se dy fëmijë me një simpati reciproke”, thotë ajo.

“Jam 100 për qind me Brooklyn. Çfarë ka kaluar ai në atë që unë e quaj ‘rrjeta Beckham’ është shumë për këdo. Ka ardhur momenti të thotë ‘mjaft’ dhe të marrë kontrollin e jetës së tij".

Sa i përket bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, Tallia shprehet se, edhe pse nuk e njeh personalisht, beson se është shpirti binjak i Brooklynn dhe se ata janë një çift i përkryer. /Telegrafi/