LAJMI I FUNDIT:

Ish e dashura e mbretit spanjoll: Shërbimi sekret më kërcënonte me jetë!

Ish e dashura e mbretit spanjoll: Shërbimi sekret më kërcënonte me jetë!

Ish e dashura e ish mbretit të Spanjës, Huan Karlos, tha para një gjykate në Madrid se ajo dhe fëmijët e saj ishte kërcënuar nga shërbimet e inteligjencës së vendit me urdhër të monarkut.

Corinna Larsen, tha në gjykatë se Felix Sanz Roldan, e kishte takuar atë në Londër pasi marrëdhënia me mbretin kishte përfunduar, për ta paralajmëruar se nëse ajo nuk do të ndiqte udhëzimet e tij nuk mund ti garantonte sigurinë.

Ajo pretendoi se më vonë u kthye në shtëpinë e saj në Zvicër, ku edhe gjeti një libër për vdekjen e princeshës Diana dhe më pas mori një telefonatë në kode, që fliste për tunelet, që siç mendoi ajo i referoheshin aksidentit fatal të princeshës në 1997.


Akuzat erdhën gjatë një gjykimi të iniciuar nga Sanz Roldan, shefi i inteligjencës nga viti 2009 deri në 2019, kundër një ish oficeri policie që ai pretendon se kishte shpifur për të në një intervistë në televizion në 2017, në të cilën kishte thënë se shefi i inteligjencës e kishte kërcënuar ish të dashurën e ish mbretit, me jetë.

Huan Karlos njoftoi se ai do të largohej nga Spanja në gusht, pas një serie akuzash dëmtuese për marrëveshjet e tij financiare që e kanë njollosur monarkinë dhe kanë vënë në siklet të birin, Mbretin Felipe VI, që i kishte hequr pagesën e tij vjetore.

Sipas dokumentave të prokurorëve zviceranë, Huan Karlos ka marrë një donacion 100 milionë dollarësh nga mbreti i Arabisë Saudite, që ai i kishte vendosur në një llogari bankare jashtë vendit në 2008. Katër vite më parë, ai thuhet se i kishte dhuruar 65 milionë euro nga llogaria, ish të dashurës, Larsen. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori