Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, teksa ka folur rreth sulmit të 24 shtatorit në veri ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ka thënë se ndonëse ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq më nuk është zyrtarisht pjesë e kësaj partie, megjithatë ai po vazhdon të përkrahet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Qalaj, në RTV Dukagjin ka thënë se fuqia e Radoiçiqit veç se është rritur dhe se beson që rreziku ende ekziston.
Po ashtu ai theksoi se Radoiçiq do të vazhdojë sërish të bëjë diçka të tillë në Kosovë.
“Milan Radoiçiq mori pjesë në varrimin e njërit nga terroristët e vrarë. Si është e mundur që organet e sigurisë të Serbisë mos të reagojnë ku nëse një njëri i cili është distancuar nga veprimet e shtetit po lihet i lirë që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Gjykimi i tij në Serbi do të jetë i njëjtë me shumë gjykime që janë bërë atje ndaj njerëzve për krime lufte. Fuqia e tij është rritur sepse po mbrohet haptazi nga presidenti i Serbisë. Ai do të tentojë të bëjë prapë diçka të ngjashme në Kosovë”, tha ai.
Lidhur me aksionin terrorist, Qalaj thotë se është zbuluar me kohë, është reaguar me kohë dhe është menaxhuar mirë nga Policia e Kosovës.
“Çdo ditë e më shumë po dalin faktet që shteti i Serbisë ka qenë mbrapa gjatë tërë këtij aktiviteti terrorist dhe në këto fakte që po i shohim arrihet një konkludim që ato ushtrime që janë bërë në pjesën serbe po tregojnë që çdo gjë ka qenë e organizuar nga shteti i Serbisë dhe nuk kanë asnjë fakt se si ta demantojnë involvimin, mbështetjen, financimin e këtij grupi terrorist. Për mua është e qartë, po besoj që edhe për spektrin politik. Të gjithë ndërkombëtarët po qëndrojnë të bindur që shteti i Serbisë qëndron pas tyre dhe kërkojnë që Serbia të marrë masa dhe të dorëzojë kriminelët të cilët gjenden atje”, shtoi ai.
Sa i përket mundësisë së transferit të terroristëve që po qëndrojnë në Serbi, Qalaj thotë se autoritetet e Kosovës duhet sa më shpejt që të përgatisin një dokumentacion e më pas t’i shfrytëzojnë kanalet e komunikimit me ndërkombëtarët që të njëjtit të rrisin presionin ndaj Serbisë duke e detyruar atë që ta dorëzojnë terroristin kryesor dhe të tjerët.
“Nuk mund të flasim këtu për një transferim të thjeshtë, është e komplikuar, është e vështirë që Serbia të vendosë t’i dorëzojë ata te autoritet e Kosovës por pala kosovare duhet të bëjë ose të kërkojë që ta përgatitë të gjithë dokumentacionin e pastaj t’i shfrytëzojnë kanalet e komunikimit ndërkombëtar, e presionin ndërkombëtar që Serbia të detyrohet që t’ia dorëzojë terroristin kryesor dhe të gjithë të tjerët. Nëse terroristët nuk sillen dhe dënohen në Kosovë ata mund t’i dënojnë zyrtarisht sa për sy e faqe por mund të qëndrojnë në hotelin më të mirë në Serbi apo diku tjetër. Besoj që Prokuroria Speciale do t’i përcjellin shumë shpejt atë dokumentacion”, tha ai.
“Bazat e ushtrisë serbe kanë ekzistuar edhe më herët por atë që e tha Serbia që tha për vendimin do të njoftohet shumë shpejt publiku dhe mendoj që ka aluduar në këtë vendim që t’i dërgojë forcat serbe përreth kufirin me Kosovën, ky është një kërcënim serioz dhe duhet trajtuar me kujdes. Kur një shtet i dërgon ushtrinë e saj afër kufirit tjetër ai është një lloj mesazhi për agresion”.
Teksa ka folur edhe mbi dërgesën e 200 ushtarëve nga Britania e Madhe në Kosovë, Qalaj e konsideron si një situatë serioze.
“Është një situatë shumë serioze, komanda e KFOR-it ka vendosur ta trajtojë shumë seriozisht. Ata kanë një lloj përgjegjësie për krejt këtë që ka ndodhë. Kur të jesh përgjegjës për kufij dhe lejon që për shkak të mosprezencës së duhur lejon që kolonat e mëdha me armatim të veturave të blinduara është një lloj përgjegjësie edhe e KFOR-it sikurse që është përgjegjësi edhe e Policisë”.
“Duhet t’i bindim partnerët ndërkombëtarë që procesi i dialogut të ndryshojë, që ne gjithsesi ta kemi njohjen reciproke në këtë proces. Kur dy shtete negociojnë dhe ndërmjetësuesit e BE-së dhe SHBA-ve ndërsa e kemi një situatë ku njëra palë përgatitet dhe bën plane për aneksim, çfarë kuptimi ka dialogu?”, ka deklaruar Qalaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës