Ish-deputetët dëshmuan për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Seanca kuvendore e 27 prillit të vitit 2017 me kërkesë të LSDM-së, është caktuar të vazhdojë ditën e ardhshme më 28 prill. Këtë sot në gjykim për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, e deklaroi dëshmitari Stojan Millanov, zëvendëskryesues i seancës, i cili theksoi se kjo kërkesë është pranuar nga kryetari Trajko Veljanovski, tani i akuzuar si njëri nga organizatorët e ngjarjeve të dhunshme në shtëpinë ligjdhënëse.
“Me përgjegjësi pohoj se nuk kam pasur kurrfarë informacioni për atë çka ndodhi më 27 prill. Gjithashtu nuk kishte kurrfarë organizimi nga Kratova, nga ana e Partisë Socialiste të Maqedonisë, për 27 prillin”, tha dëshmitari Millanov, i cili është deputet aktual në Kuvend. Në përvojën e tij si deputet ai shtoi se nuk kujtohet ndonjëherë të ndërpritet debati për ndonjë pikë të caktuar në Kuvend, dhe të vazhdohet me pikë tjetër në rend dite.
Deklaratë të ngjashme para gjykatës dha edhe dëshmitari, ish deputet i OBRM-PDUKM-së, Boris Zmejkovski, i cili theksoi se vetëm njëherë ka marrë pjesë në protestat e organizuara nga “Për Maqedoni të Përbashkët”.
“Ato protesta në atë periudhë i kam mbështetur. Individualisht njëherë kam marrë pjesë. Me personat Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski, nuk kam pasur kurrfarë kontakti. Për “Platformën tiranase”, është diskutuar midis deputetëve dhe në mediume”, deklaroi dëshmitari Zmejkovski.
Në seancën e sotme ishte parashikuar si dëshmitar të paraqitet edhe kryeparlamenti aktual, Talat Xhaferi, por për shkak të obligimeve të tij ditore dhe dëshmitarëve të mëparshëm në rastin për “organizatorët e 27 prillit”, ai do të dëshmojë në disa nga seancat e ardhshme gjyqësore. Kryeparlamentari Xhaferi si dëshmitar në këtë lëndë është propozuar nga ana e mbrojtjes së të akuzuarit Trajko Veljanovski.
Lëndën e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Vilma Ruskovska.
Janë akuzuar ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish ministrat e transportit dhe lidhjeve, arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Ata akuzohen për vepër penale të kryer “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri