Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, mahniti me paraqitjen në Festivalin e Filmit në Kanë.
Megjithatë, ajo mori vëmendje të madhe pasi u shfaq për herë të parë në një tapet të kuq me të dashurin e saj të ri, regjisorin Romain Gavras.
Kjo duket se nuk i ka pëlqyer ish-partnerit të saj, modelit Anwar Hadid, i cili bëri një reagim në rrjete sociale.
I njëjti ka postuar një selfie në InstaStory, në të cilën shtoi: “Po mundohem të mos e gjej dhe ta vras atë”.
Ndjekësit kanë dyshuar se ky reagim erdhi pasi krijuesja e hitit “Levitating” konfirmoi romancën e re.
Dua dhe Anwar ndërkohë kanë qenë në një lidhje dashurie për më shumë se dy vite.
Romain nga ana tjetër më parë ka qenë i lidhur me artisten tjetër shqiptare, Rita Orën. /Telegrafi/