LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori Avni Spahiu: Do të ishte një mrekulli nëse arrihet një marrëveshje e tillë Kosovë-Serbi për targat

Ish-ambasadori Avni Spahiu: Do të ishte një mrekulli nëse arrihet një marrëveshje e tillë Kosovë-Serbi për targat

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me dialogun në Bruksel.

Spahiu thotë në RTV Dukagjini se dialogu në Bruksel po vazhdon dhe pritet të shihet se çfarë do të ndodh.

“Është një pritje jo inkurajuese nga Brukseli, duke ditur si është situata në veri. Me rëndësi është se ka filluar dialogu për këtë problem. Është mirë që ka filluar ky dialog e që shihet se është inkurajuar nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA thotë se kjo çështje u dramatizua pas reagimit luftënxitës nga presidenti  Serbisë.

Takimi në Bruksel për targa, Bislimi: S’ka marrëveshje finale, pritet miratimi nga Serbia
Lexo po ashtu Takimi në Bruksel për targa, Bislimi: S’ka marrëveshje finale, pritet miratimi nga Serbia

“Marrëveshja ka skaduar dhe ka qenë e pritshme që Kosova nuk mund të vazhdojë me të njëjtën gjë lidhur me tabelat”.

Spahiu thotë se reagimi i ndërkombëtarëve në njëfarë mënyrë favorizon Serbinë.

“Reagim i pakuptimtë i bashkësisë ndërkombëtare duke barazuar kërcënimet serbe me luftë me një reagim legjitim të Kosovës. Sidomos Bashkimi Evropian ka zgjedhur një mënyrë të reagimit që favorizon Serbinë”.

Diplomati megjithatë thotë se është skeptik se një marrëveshje mes palëve mund të arrihet brenda disa orëve ose një dite.

“Është larg mëndësh të pritet një marrëveshje e tillë. Por nëse arrihet diçka është një rast i mirë për t’u shtendosur situate atje. Do të ishte një mrekulli nëse arrihet një marrëveshje e tillë…Nuk mendoj se Serbia pritet të heqë dorë lehtë duke ditur se ne ja kemi mundësuar një marrëveshje të tillë paraprakisht”, deklaroi ndër të tjera Avni Spahiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori