LAJMI I FUNDIT:

Ish agjenti i SHIK-ut ftohet si dëshmitar për vrasjet e pasluftës (Dokument)

Ish agjenti i SHIK-ut ftohet si dëshmitar për vrasjet e pasluftës (Dokument)

Naim Miftari, ish agjent i SHIK-ut, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se me urdhër të Kryeprokurorit Special të Kosovës sot ka qenë i ftuar si dëshmitar në policinë e Kosovës.

Sipas tij, ftesa kishte të bënte me vrasjet e pasluftës, atentatet e dosjet e ndryshme.

“Me urdhër të Kryeprokurorit special të Kosovës, sot isha i ftuar në cilësinë e dëshmitarit në policin e Kosovës. Ftesa kishte të bënte me temat e shumë vrasjeve të pas luftës, atentateve, dosjeve,.. dhe ndodhive negative në vendin tonë” (sic.), ka shkruar Miftari.


Ai më tej thotë se për sa kohë është president Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në pushtet, prokurorët dhe hetuesit i zgjedh me telefon Adem Grabovci, të cilin ai e quan postier të Thaçit e Veselit.

“Sa i përket pyetjeve dhe përgjigjeve duhet kuptuar se sa kohë e kemi president Hashim Thaçin dhe Kadri Vesein në pushtet dhe për sa kohë prokurorët, gjyqtarët, hetuesit dhe komandantët e policisë i zgjedh me telefon Adem Grabovci, postieri i këtyre dy të parëve nalt. Përgjigjet unë si qytetar i Kosovës do të jen gjithmonë të rezervuara, pasi bashkëpunimi i ndërsjellët qytetar-shtet bëhet vetëm kur si qytetar i beson plotësisht sistemit shtetëror dhe ligjor e kur je i bindur se drejtësia behet vetëm me ligj (jo me dosta) dhe kur je i sigurt ti familja e juaj dhe fëmijët e tu se nuk do vriteni nga dora e zgjatur e para politikes që sundon sot politiken dhe shtetin.. Sjellja e Policisë ka qenë korrekte dhe shumë profesionale”, (sic.) ka bërë të ditur Naim Miftari, ish agjent i SHIK-t, transmeton “Bota Sot”.

thirrja

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori