Pas akuzave për presion psikik, ndërhyrje në sistemin SMIL të gjykatës, e akuza tjera, në kallëzim penal të parashtruar nga ish-administratorja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina Jerliu pretendon për disa raste, që sipas saj, ajo është ngacmuar seksualisht nga kryetari Venhar Salihu, gjë të cilën ky i fundit e mohon dhe e konsideron shpifje të ulët të Jerliut.
“Pretendimet e atina kam pa që unë me u nënshtru moralisht ndaj atij dhe ai me keqpërdor, me m ‘keqpërdor mua në aspektin moral apo seksual, mandej me përdor pozitën time me si administratore me i marrë të gjitha kompetencat, edhe kompetencat e kryetarit dhe me njëfarë mënyre me privatizu gjykatën. Nuk kam leju, në asnjë formë, në asnjë mënyrë, me ra pre e një kryetari të Gjykatës”, është shprehur Jerliu.
Jerliu thekson disa përvoja, që sipas saj, është ngacmuar seksualisht. Në një rast, pas vizitës që kishin bërë bashkë në Degën e Kamenicës, sipas saj, pas kthimit nga vizita, Kryetari Salihu, kishte kërkuar të ndalonin në një restorant afër moteleve, duke i thënë se aty është mirë të shkojnë më shpesh për drekë.
“I ka thënë vozitësit shtinë veturën këtu. Kur e kam pa ku jemi ndalë, afër, menjëherë objekti është i ngjitë me aty me villa apo motel apo qysh me thanë. Kemi hi aty dhe aty nuk ka qenë vendi frekuentum. Kemi hi dhe kemi porosit bukën, kur e kemi porosit bukën s’ka pas njerëz aty, dy burra më kanë kështu mu në pikë shënjestër, për çka kjo femër ka ardhë këtu me kur ky vend nuk është vend i frekuentum”, pretendon të ketë ndodhur Jerliu.
“E porositën bukën edhe njanën anë e kam pas kryetarin, në heshtje, administratore është mirë na dy me ardhë këtu ma shpesh. Besoni as një kafshatë në gojë s’ kam mujt me e marr, jemi çu prej atij lokali dhe jemi shku në këtë gjykatë. Kam hi brenda në zyrë ku më ka nja dy orë, çka me bo ky njeri, nuk është t’u mujt përsëri me më kuptu që nuk duhet me u nënshtru seksualisht ndaj atij personi”, vazhdon ajo.
Në një rast tjetër, ajo thotë se ishte përballur me ngacmim seksual në zyrën e Kryetarit.
“Shkoj si çdo ditë në takimin e mëngjesit edhe t’u raportu, kryetari Venhar Salihu ngritët në kamë, e shpërthekon rrypin e pantallonave. Patentin e zbrit teposhtë dhe drejtohet në drejtim nga unë. Unë nuk kam pas fuqi. Nuk kam mënd që duhet në atë sekondë me incizu, s’me ka funksionu truni. E kam kap fletoren edhe kam dalë prej zyrës. – Jam shku, nuk e di a kam pa dikon gjatë rrugës deri në zyrë, jam shku e kam mbyllë zyrën edhe mo nuk kam dalë edhe ton kohën kam kajtë”, ka thënë Jerliu.
Të gjitha këto pretendime për ngacmim seksual, Kryetari Salihu, i cilëson si çmenduri shpifjesh e trillimesh të ngritura në kallëzim penal.
“Sa i përket kallëzimit penal për mua nuk ka qenë e papritshme. kam pritur një kallëzim të tillë duke marrë parasysh paraardhësit e mi duke marrë parasysh personaliteti e ish-administratores duke marrë parasysh veprimet e saj në të kaluarën dhe nuk kam ndonjë shqetësim jam t’u i marrë në mënyrë të relaksime pasi që të gjitha janë gënjeshtra trillime dhe të sajuara jo vetëm nga administroja por edhe nga bashkëshorti i saj ec i cili i cili në çdo hap e përcjell dhe mundohet ta shty apo edhe të trillojë gjëra të ndryshime unë qysh jam përgjigj juve do t’i përgjigjem edhe kujtdo tjetër për pretendime të tilla jo serioze siç thash më lartë këto vijën si pasoj si kujdo nga kushdo koftë do të ishte në vendim tim s’të lypke llogari përgjegjësi punë njëjtën fat e kish pas si fatin tim në rastin konkret m’u përballë me akuza të njëjta nga një person që është pa punëtor është e padijshme është jo serioze sa i përket raportit të punës”, ka thënë kryetari Salihu. /Betimi per Drejtesi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame