LAJMI I FUNDIT:

Isen Shabani kandidon sërish për në krye të Vrapçishtit

Isen Shabani kandidon sërish për në krye të Vrapçishtit

Partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët njoftoi se gjatë ditës së djeshme, Kuvendi i kësaj dege ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme të garojë me kryetarin aktual të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Komunës së Vrapçishtit, sot zyrtarisht dhe unanimisht, kuvendi i Aleancës për Shqiptarët dega Vrapçisht zgjodhi Kryetarin aktual të Komunës së Vrapçishtit z. Isen Shabani kandidat për Kryetar të Komunës së Vrapçishtit në zgjedhjet e rradhës për fitoren e rradhës!” thuhet në njoftimin e ASH dega Vrapçisht.

Ndryshe, Shabani për herë të parë për kryetar u zgjodh gjatë vitit 2017 duke e mposhtuar BDI-në./Telegrafi/