Mesfushori spanjoll, Isco Alarcon është lënduar në duelin e kombëtares së Spanjës ndaj Kosta Rikës dhe do të mungojë nde miqësoren e tyre ndaj Rusisë, por pritet t’i mungojë edhe Real Madridit në derbin lokal ndaj Atleticos.

Spanja ka konfirmuar se Isco do të humbasë miqësoren e tyre të dytë ndërkombëtare kundër Rusisë pas një dëmtim të kofshës.


Pas këtij lëndimi, mesfushori spanjoll është në dyshim edhe për derbin e Madridit në fundjavën e ardhshme ndaj Atleticos.

Isco u lundrua në pjesën e dytë të ndeshjes së fituar nga Spanja kundër Kosta Rikës të shtunën mbrëma me rezultat të thellë 5-0.

isco 1

Një deklaratë në faqen zyrtare të federatës spanjolle thuhet se mesfushori u largua nga kampi i ekipit kombëtar “për shkak të goditjes që pati dje”.

Për më tepër, 25-vjeçari i është drejtuar stafit mjekësor të Real Madridit, të cilët tani do të vlerësojë lëndimin e tij dhe nëse ai do të jetë i aftë për t’u përballur me Atleticon.

isco

La Roja përballet me Rusinë në fillim të javës së ardhshme, ndërsa Mbretërit udhëtojnë drejt Wanda Metropolitanos të shtunën e ardhshme.

Në rast lëndimi të theksuar, Isco do të ishte një mungesë e madhe për trajnerin Zinedine Zidane, pasi në këtë fillim sezoni është lojtari më në formë i ekipit. /Telegrafi/

https://twitter.com/JogaBonitoUSA/status/929544790932447232

telegrafi sport app