Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa për herë të parë e ka bërë të qartë se Kosova do të ketë ushtrinë vetëm në bashkëpunim dhe koordinim me SHBA-në dhe NATO-në. Kreu i ekzekutivit në shënimin e 27 vjetorit të themelimit të LDK-së në Podujevë, tha se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj, porse assesi nuk duhet të mbetet pa miqësinë me SHBA-në.
Mustafa theksoi ka kujtuar edhe porosinë e ish presidentit dhe kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, i cili kërkonte që Kosova ta mbajë miqësinë e përhershme me SHBA-në.
Madje, sipas tij, Kosova ka ardhur deri këtu dhe ka ndërtuar këtë shtet, fal ndihmës së pakursyer të shteti amerikan.
“Do ta zgjidhim edhe problemin e ushtrisë, por ushtrinë do ta bëjmë në bashkëpunim, koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me NATO-n. Nëse ne kemi një porosi të qartë, me të qartën të këtij njeriu që kemi këtu para jush të Ibrahim Rugovës, është që ne duhet ta ruajmë dhe mbajmë miqësinë e përhershme me SHBA-në, dhe Rugova nuk e ka thënë këtë rastësisht, e ka thënë sepse e ka sprovuar, sepse vetëm SHBA na janë gjetur në kohën me të rënda, që nga çlirimi deri me tani, me SHBA-të e kemi bërë këtë shtet që e kemi, dhe me SHBA-në duhet t’i ndërtojmë edhe institucionet e ardhshme të Kosovës. SHBA e përkrahin themelimin e ushtrisë së Kosovës, por kërkojnë që ky themelim të bëhet me një bashkëpunim”, theksoj Mustafa.
Kreu i LDK-së, foli edhe për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Tha se shtetit të Kosovës i janë hapur dyert që qytetarët të lëvizin pa viza në shtetet e BE-së, porse duhet plotësuar edhe kushtin e fundit, ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
“I kemi plotësuar 94 kushte nga 95. I 95-ti është demarkimi i kufirit me Malin e Zi, dorën në zemër asnjë vendi tjetër nuk i është vënë ky kusht por vetëm Kosovës, por ne tani nuk mund të vendosim për kushtet që jep Evropa, ne duhet të vendosim për atë çfarë duhet të bëjmë ne që të plotësojmë këto kushte. Ne e kemi mat nja katër herë territorin e Kosovës në të gjitha mënyrat, edhe vet edhe me ndërkombëtarë dhe na ka dal se Kosova kurrë s’ka pasur më shumë territor se sa e ka tani dhe që nuk kemi humb asnjë metër katror dhe nuk kemi arsye që t’i mbajmë qytetarët peng që vetëm Kosova në Evropë të jetë e izoluar”, tha Mustafa.
Në anën tjetër, kryetari i LDK-s në Podujevë, njëherit edhe kryetar komune, Agim Veliu foli gjërë e gjatë për 27 vjetët e rrugëtimit të LDK-së. Tha se për këto 27 vjet, LDK ka treguar vizion, urtësi, përkushtim e vendosmëri ndër ne dhe përmasa tjera.
Veliu zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.
“Udhën që kemi bërë së bashku në këto 27 vjet siç e dimë ka qenë e vështirë e me përballje, me përpjekje e me arritje, por e dinjitetshme dhe e paepur drejt qëllimit për liri pavarësi e demokraci në Kosovë. Duket ashiqare që ne që jemi fatlum tek i gëzojmë, i shijojmë dhe kujdesemi me fisnikëri ti ruajmë këto vlera. Pashmangshëm këto dit i kujtojmë më pietet prijësit e intelektualët, ideolog e veprimtar, deputet e kryetar që ranë e na i vranë, që ndërruan jetë por bënë vepra hero e martirë lirie, si Fehmi Agani, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Latif Berisha, Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyçi, ushtarak e veprimtar tjerë dhe Fadil Ferati mbetën shëmbëlltyra dhe dedikim nderimi, ndërsa shteti obligim drejtësinë, a krimit politik ndëshkimin, gjithsesi”, u shpreh Veliu.
Kreu i LDK-së në Podujevë, nuk la pa përmendur edhe ish kryetarin e kësaj partie, Ibrahim Rugovën, për të cilin tha se janë me fat që patën udhëheqës, një njeri humanist.
LDK është themeluar me 23 dhjetor 1989 nga një grup intelektualësh, ku kësaj partie do t’i printe Ibrahim Rugova deri kur vdiq në vitin 2006. Ndërsa, shpejt u shtri në tërë Kosovën. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe