Diplomat i shquar, atdhetar dhe një burrë me karakter të fortë. Kështu u cilësua figura e Isa Boletinit, në një tryezë shkencore në 100 vjetorin e vrasjes së tij, e cila është mbajtur në Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
Anëtari korrespodent i ASHAK-ut, Anton Berishaj në kumtesën e tij të parë, tha se globaliteti i Lëvizjes Kombëtare dëshmohet me faktin se ishin të kyçur diplomatë të shquar si Hasan Prishtina, Ismail Qemaili e Isa Boletini.
“Aktiviteti dhe veprimtaria e këtij personaliteti zhvillohej kryesisht në pjesën perëndimore të Kosovës, ndonëse beteja e Caralevës, udhëheqës i të cilit ishte, mbetet ndër aksionet e tij të mirënjohura luftarake në historinë e luftës për çlirimin dhe pavarësimin e popullit të këtyre trevave. Fakti që aktiviteti i tij ishte i përqendruar në pjesën lindore, nuk do të thotë që në fillim në shekullin e kaluar lufta kishe karakter parcial por synohej pavarësimi i Kosovës në planin global, së bashku më Karadakun, Anamoravën, Preshevën…Globaliteti i kësaj lëvizje dëshmohet me faktin se ishin kyçur edhe diplomatët e kohës siç janë Hasan Prishtina dhe Ismail Qemajli“, tha Berisha.
Kurse, kryetari i Këshillit Organizues, Jusuf Bajraktari përmendi simbolizmin e figurës së Isa Boletini në historinë kombëtare. Ai tha se ngjarjen kulmore për festën e 104 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, po lidhet pikërisht me figurën e tij.
“Për jetën dhe veprën e Isa Boletinit është shkruar nga këndvështrime të ndryshme në kohë nga autorë të shumtë shqiptarë e të huaj. Secili nga autorët i ka plotësuar me elemente të reja imazhin e kësaj figure ndër më të spikatur të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Isa Boletini është cilësuar nga kronistë, studiues e diplomatë të kohës si atdhetarë i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjes për bashkimin me shumicë shqiptare në një shtet të përbashkët e demokratik“, tha Bajraktari.
Ndërsa, referuesi tjetër, Beqir Meta foli për profilin politik të Isa Boletinit në kryengritjen e vitit 1912, duke e cilësuar Isa Boletinin si kreun më të fuqishëm që gëzonte mbështetje ushtarake në Kosovë.
“Profili kryesor i Isa Boletini ishte ai ushtarak dhe i një udhëheqësi popullor. Isa ishte ndonëse kreu më i fuqishëm që gëzonte ndonjë mbështetje ushtarake në Kosovë…Isa ishte… kryesor për sigurimin e armatimit nga Serbia, ndoshta tipari më interesant i profilit politik të Isa Boletinit, ishte qëndrimi i tij rojal ndaj serbëve. Sot kjo do të ishte një vlerësim pozitiv për bashkëjetesën dhe mendoj që pikëpamjet e Isa Boletinit në atë kohë kanë qenë realiste duke e llogaritur peshën e madhe që kishte mbështetja e Serbisë për betejën kundër osmanëve”, tha Meta.
Shekulli i XX evidentoi brez të ri atdhetarësh, burra të shkolluar e burra të traditës, si Bajram Curri e Isa Boletini, të cilët më vonë u ngritën gradualisht në nivele udhëheqëse të vendit, tha Marenglen Verli, anëtar i Këshillit Organizues.
Ai tha se Isa Boletini pavarësisht akuzave që i janë bërë ai gjithmonë veproi i udhëhequr nga morali popullor e human.
“Isa Boletini pavarësisht nga akuzat që herë pas here i janë bërë përgojime që i janë bërë, momente të ndryshme të jetës, gjithmonë veproi i udhëhequr nga morali popullor e human nga kanuni tradicional dhe nga interesat kombëtare. Natyrisht që ishte një burrë me karakter të fortë, me tipare pozitive të spikatura që vlerësoheshin për kohën. Prandaj, edhe pati sukses iu dëgjua fjala dhe hyri në radhën e shqiptarëve më të shquar të dy dekadave të para të shekullit të njëzet”, tha Verli.
Anëtari tjetër, Lush Culaj, foli për aktivitetin e Isa Boletinit në dokumentet austro-hungareze të vitit 1912.
Ai tha se duke qenë të pafuqishëm dhe duke analizuar rrethanat shoqërore politike të kohës, diplomatët shqiptarë i inkorporuan interesat e tyre plotësisht me kontekstin e interesave të fuqive të Evropës Qendrore, posaçërisht të Austro-Hungarisë dhe Italisë. Ai e cilësoj këtë si një qëndrim të mençur diplomatik. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje