Janë publikuar formacionet në mes të Irlandës së Veriut dhe Gjermanisë në kuadër të përballjes së tyre për kualifikimet në Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 20: 45 do të zhvillohet në stadiumin ‘Windsor Park’ në Belfast, e që do të jetë në Grupin C.


Irlanda e Veriut do të jetë një arrë e fortë për gjermanët, pasi tashmë janë lider të grupit me 12 pikë.

Gjermania ka nëntë pikë, e që do të shpresojë në fitore, në mënyrë që t’i barazojë pikët me irlandezët.

Formacioni startues i Irlandës së Veriut: Peacock-Farrell, Lewis, J.Evans, Saville, McGinn, Davis, Washington, Evans, Dallas, McNair, Cathcart.

Formacioni startues i Gjermanisë: Neuer, Ginter, Kimmich, Kroos, Wrner, Brandt, Reus, Klostermann, Sule, Halstenbegr, Gnabry. /Telegrafi/

gy

telegrafi sport app