Elizabeth Gowing ka më shumë se pesë vite që jeton në kryeqytetin shqiptarë, Tiranë. Ajo erdhi këtu për shkak të punës së burrit të saj, e tashmë drejton një qendër mjedisore dhe mbështet vullnetarët në programet e leximit për komunitetin rom. Pasi mësoi gjuhën, Elizabeth punon gjithashtu si përkthyese.
Historinë e saj në Tiranë, që e quan “Tirana ime” e ka publikuar në Irish Times.
Ku është vendi i parë që i dërgoj turistët që sapo shkelin në Tiranë? Një nga pjesët e historisë së Shqipërisë janë bunkerët, mbi 70 mijë të përhapura. Ata janë ngritur gjatë periudhës së komunizmit për tu mbrojtur nga armiku, por mund të them se ishte një veprim paranojak i diktatorit Hoxha. Meqë bunkerët janë ndërtuar për t’i mbijetuar çdo sulmi, janë shumë të vështira për t’u shkatërruar. Trashëgimia psikologjike dhe politike e këtij regjimi është ende e dukshme në Shqipëri, kështu që kur turistët vijnë këtu, nëse nuk i kanë vënë re bunkerët në kodrat përreth udhëtimit të tyre në qytet, i dërgoj në “Këndin e Diktaturës”, aty ndodhet një bunker që ka histori brenda. Është mirë që turistët të kuptojnë se sa shumë është zhvilluar Shqipëria duke nisur nga vitet 1991.
Një restorant për të ngrënë një vakt të shijshëm dhe me produkte bio.
Është Mullixhiu, që ndodhet pranë parkut të Liqenit të Tiranës, është një restorant shumë interesant, elegant, me ushqime të shijshme, aty gjen shumë gjëra tradicionale. Ushqimet janë shumë të mira. Aty mund të shijosh kungull me hurma, sallatë me domate të freskëta dhe gjithçka tjetër. Është një vend ku ndërthuret identiteti i shqiptarëve në kulinari, me atë të Mesdheut dhe Perandorisë Osmane, shkruan TCH.
Kafe Museum është vendi që preferoj shumë, të pi një kafe e ndërkohë që personeli të jep informacione për objektet që ndodhen aty. Ka mobile tradicionale të gdhendura, gjen modele radioje dhe televizorë të prodhuar gjatë regjimit komunist. Është një vend i mrekullueshëm për të shijuar edhe një raki të mirë vendi.
Ish kryebashkiaku i Tiranës, që sot është kryeministër, vuri në pah aftësitë e tij prej artisti, duke i dhënë një dimension tjetër pallateve të Tiranës, me ngjyra dhe modele të ndryshme. E njëjta qasje po ndiqet nga kryebashkiaku i ri, i cili i ka dhënë Tiranës një pamje fantastike dhe më shumë shërbime. Sigurisht, janë ruajtur gjërat historike, si mozaiku i madh në Sheshin Qendror të Tiranës, dhe statuja e Nënë Terezës. Mund të vizitosh xhaminë e Ethem Beut në sheshin qendror të Tiranës. Në Shqipëri ekziston një bashkëjetesë fetare për tu pasur zili.
Po pas një vizite në Tiranë? 40 minuta larg qytetit të Tiranës ndodhet qyteti i Krujës, një qytet historik, ku ndodhet dhe tregu më i madh i gjërave antike dhe punimeve artizanale. Por nëse nuk do të lëvizësh, mund të shkosh tek Pazari i Ri në Tiranë, që nuk ka shumë kohë që ka përfunduar dhe të gjithë mblidhen, shijojnë ushqime, pinë kafe, bëjnë edhe pazar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës