LAJMI I FUNDIT:

Irina Shayk merr komplimente të shumta për kombinimin e modës

Irina Shayk merr komplimente të shumta për kombinimin e modës
(Foto: Instagram/irinashayk)

Modelja Irina Shayk i ka gëzuar edhe një herë shumë ndjekës në rrjetet sociale me kombinimin e saj të modës.

Gjegjësisht, në festën e ditëlindjes së stilistit Riccardo Tisci, i cili është miku i saj i ngushtë, ajo është shfaqur me një fustan me dekolte të lëshuar që është dizajnuar nga e ndjera Vivienne Westwood.

Bukuroshja 37-vjeçare e kompletoi dukjen me vathë që binin në sy dhe taka paksa të pazakonta.


(Foto: Instagram/irinashayk)

“Vetëm ajo mund t’i veshë këto këpucë dhe sërish të duket absolutisht e bukur”.

“Femra më e bukur e të gjitha kohërave”.

“Shpresoj që Ronaldo të jetë i vetëdijshëm për atë që ka humbur” – janë disa nga reagimet.


(Foto: Instagram/irinashayk)

Në festë morën pjesë edhe Stella Maxwell, Natasha Poonaëalla, Joan Smalls, Mahmood e shumë të tjerë.

Pas raportimeve për romancë - Irina Shayk dhe Tom Brady shijuan darkë romantike në një dhomë private të një restoranti në New York
Lexo po ashtu Pas raportimeve për romancë - Irina Shayk dhe Tom Brady shijuan darkë romantike në një dhomë private të një restoranti në New York

Ndryshe, së fundmi TMZ ka raportuar se Irina është në lidhje me Tom Brady, me të cilin janë fotografuar së bashku në disa raste. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/irinashayk)

(Foto: Instagram/irinashayk)

(Foto: Instagram/irinashayk)

(Foto: Instagram/irinashayk)