Irina Shayk dukej me stil teksa mori vajzën e saj për një shëtitje në New York.
Modelja, 38 vjeçe, ishte në humor të mirë teksa ecte së bashku me Lean, shtatë vjeçe.
Bukuroshja me origjinë ruse kishte një veshje tërësisht të zezë për daljen, duke shfaqur një figurë tejet elegante, shkruan DailyMail.
Ylli e përfundoi dukjen e saj me një palë çizme stileto të zeza, një çantë Givenchy dhe syze dielli Balenciaga.
Dhe nënë-bijë u panë duke ecur rrugës dorë për dore.
Lea ishte veshur për t’iu përshtatur nënës së saj të famshme me një fustan të zi dhe çizme të zeza, por ndryshe nga pamja e Irinës njëngjyrëshe, Lea zgjodhi një çantë shpine blu.
Irina ndan vajzën e saj me ish-partnerin e saj Bradley Cooper me të cilin ishte në lidhje nga 2015 deri në 2019.
Irina ka qenë gjithmonë shumë pozitive për yllin maestro, 49-vjeç, e përshkroi ish-in e saj Bradley, i cili tani po takohet me modelen Gigi Hadid, si ‘një baba i përkushtuar dhe praktik – pa dado’, kur bisedonte me Highsnobiety në fillim të këtij viti.
Ajo shtoi, “Lea shkoi me pushime me të për gati dy javë – unë nuk i telefonova një herë”. /Telegrafi/