LAJMI I FUNDIT:

”IRA e re” merr përgjegjësinë për vrasjen e gazetares në Irlandë

”IRA e re” merr përgjegjësinë për vrasjen e gazetares në Irlandë

Grupi terrorist irlandezo-verior ”IRA e re” mori përgjegjësinë për vrasjen e gazetares Lyra McKee në Irlandën e Veriut, ndërkohë që ofroi ”ndjesë të sinqertë te partneri i saj, familja dhe miqtë e 29-vjeçares”, raporton gazeta ”The Irish News”, që citon një deklaratë të organizatës paraushtarake.

Në shënimin e saj, organizata shpjegonte se McKee ishte “vrarë tragjikisht “gjatë një sulmi mbi policinë, pasi ndodhej shumë pranë tyre.

Sipas tyre, gazetarja ishte shumë pranë një automjeti policor ndërsa vrasësi po gjuante në drejtim të policisë.


Dy djem, përkatësisht 18 dhe 19 vjeç, u arrestuan, por u liruan dje, ndërsa një grua 57- vjeçare u arrestua nga policia e Irlandës së Veriut për vrasjen e gazetares Lyra McKee.

Ajo u arrestua me akuzën për veprimtari terroriste. /atsh/