IPKO zbret çmimet e pakove Roaming për 50% - internet gjithkah, më thjeshtë dhe më lirë se kurrë!

IPKO ka lansuar ofertën promocionale për pakot ekzistuese Roaming, tashmë me 50% zbritje, të dizajnuara për të ofruar një përvojë interneti pa kufij, pa ndërruar SIM dhe pa ndërlikime teknike.
Qoftë për pushime apo udhëtime pune, kjo ofertë u mundëson klientëve të qëndrojnë të lidhur kudo që udhëtojnë, me çmimet më konkurruese në treg dhe me cilësinë e rrjetit më të mirë.
Me vetëm një kod, përdoruesit mund të aktivizojnë pakon e dëshiruar dhe të lidhen me internet në Kosovë, Rajon, Evropë dhe SHBA, më lehtë dhe më lirë se kurrë më parë.
Pakot promocionale me 50% zbritje:
- 1GB për vetëm 1.49€, kodi i aktivizimit: *188*1#
- 3GB për vetëm 2.99€, kodi i aktivizimit: *188*2#
- 5GB për vetëm 4.99€, kodi i aktivizimit: *188*3#
- 10GB për vetëm 7.99€, kodi i aktivizimit: *188*4#
- 15GB për vetëm 12.49€, kodi i aktivizimit: *188*5#
- 20GB për vetëm 14.99€, kodi i aktivizimit: *188*6#
Këto pako janë ndër ofertat më konkurruese në treg, të dizajnuara për të kombinuar çmim të ulët, volum të lartë dhe përdorim pa komplikime. Edhe në rastet kur përdoruesit nuk kanë qasje në internet, duke siguruar lidhje të vazhdueshme në çdo moment.
Për më shumë informata rreth pakove Roaming, validitetit dhe mbulueshmërisë së tyre, vizitoni www.ipko.com ose shkarkoni aplikacionin MyIPKO.
IPKO mbetet kompania lider e telekomunikacionit në Kosovë, duke ofruar vazhdimisht pakot më të mira në treg, çmimet më konkurruese dhe përvojë të besueshme përmes rrjetit më të mirë, për klientët e saj brenda dhe jashtë vendit.


















































