IPKO, kompania më e avancuar e telekomit në Kosovë e ka zgjeruar mbulimin e rrjetit të saj mobil me lokacione të reja në stacionet bazë, ndërsa ajo gjithashtu ka vazhduar me aktivitetet e modernizimit të rrjetit të saj të internetit në mobil me përditësimin e 110 antenave me teknologjitë e internetit më të shpejtë mobil – 3G dhe 4G LTE.
Modernizimi i lartpërmendur e ka rritur shkallën e mbulueshmërisë së popullsisë me shërbimet 3G nga 87 për qind në 90,7 për qind, ndërsa mbulimi me shërbime LTE / 4G është rritur nga 81.7 për qind në 84, 4 për qind.
Në fund të vitit 2016, IPKO ka zgjeruar rrjetin e saj 4G me 54 vendbanime të reja në 67 fshatrat e 18 komunave të mëdha, duke përfshirë edhe mbulimin e zonave të mëdha turistike sikurse Brezovica.
Përforcimi me rrjetin 4G nga IPKO është bërë edhe në lagjet dhe vendbanimet e Ferizaj, Fushë Kosovës, Gjakovës, Prizrenit, Junikut, Klinës, Malishevës, Mitrovicës, Pejës, Prishtinës, Rahovecit dhe Vushtrrisë. Në kushtet laboratorike por edhe e regjistruar nga përdoruesit e rrjetit, shpejtësia e rrjetit 4G nga IPKO shkon deri në 150 Mbps.
Rrjeti 3G i telefonisë mobile IPKO është zgjeruar në 21 komuna të reja dhe mbulon 90 fshatra shtesë me 53 antena të reja të internetit të shpejtë 3G, i cili mundëson shpejtësi të madhe të shkarkimit të të dhënave nga pajisjet mobile, deri në 35Mbps.
Ndërkaq në fazën e re të avancimit të rrjetit të saj 3G, IPKO po ashtu ka përforcuar sinjalin e 3G edhe në Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq, Podujevë, Prishtinë dhe Prizren, duke mbuluar lagje dhe vendbanime të reja me rrjetin 3G.
“Me rreth 90 për qind mbulueshmëri të gjeneratës së fundit të rrjetit mobil ne sërish po e konfirmojmë Kosovën si vend lider me shkallë të depërtimit dhe përdorimit të internetit. Ne vazhdimisht po investojmë në rrjetin tonë në mënyrë që përdoruesit tanë ta kenë mundësinë e lidhjes me internet nga çdo cep i Kosovës, për punë, komunikim dhe argëtim. Me zgjerimet e fundit në rrjet, misioni ynë për t’i lidhur gjithë kosovarët me internet është gjithnjë e më afër realizimit të plotë” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.
Për më pak se 10 vjet operim në tregun e telefonisë mobile, IPKO ka investuar rreth 300 milionë euro në rrjetin e saj mobil dhe fiks në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë që ka debutuar me internetin e shpejtë mobil 3G dhe atë 4G. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë