LAJMI I FUNDIT:

IPKO paralajmëron iPhone SE: iPhone më i ri së shpejti në dyqanet tona

IPKO paralajmëron iPhone SE: iPhone më i ri së shpejti në dyqanet tona

Apple ka lansuar modelin e ri të iPhone, versionin më të vogël iPhone SE dhe tashmë janë bërë të ditura të gjitha detajet më të fundit të telefonit të ri të shumë-përfolur.

Modelin e ri të telefonit të Apple, operatori mobil IPKO sot e ka paralajmëruar edhe zyrtarisht.

Në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, drejtuesi i marrëdhënieve me publikun në IPKO, Alban Kastrati ka thënë se është çështje ditësh lansimi i iPhone SE edhe në Kosovë nga IPKO.


Kastrati tha se përveç iPhone nga Apple, IPKO ofron edhe shumë modele tjera të markave botërore të telefonave, shumicën prej të cilëve i ofron me zbritje të çmimit përmes dyqanit të saj online, shop.ipko.com

Siç dihet, iPhone SE vjen me ekranin 4 inç dhe përmban procesorin e ri të Apple – A9 dhe ko-procesorin e ri M9 Motion.

Telefoni më i ri i Apple përmban një bateri të përmirësuar mbi modelin e tanishëm iPhone 5S dhe kamerën e përmirësuar me 12MP Apple iSight me mundësinë e incizimit 4K Ultra HD videove, plus ndriçuesin True Tone flash.

iPhone SE gjithashtu vjen me lidhjen më të shpejtë LTE që mundëson shpejtësinë deri në 150 Mbps, plus rrjetin WiFi me shpejtësi të lartë që është tre herë më shpejt sesa ajo që ofrohej në 5S, si dhe sistemin e pagesave Apple Pay.

Në SHBA, Apple e shet iPhone SE me 16GB për 399 dollarë dhe iPhone SE me 64GB për 499 dollarë, ndërkaq ende mbetet të shihet se cili do të jetë çmimi zyrtar i këtij modeli në tregun tonë.