Në njoftimin e ri për përdoruesit e saj, telefonia mobile IPKO thotë se prej sot do të ofrojë dy pako të reja me internet në mobil (rrjeti 3G), të cilat për herë të parë mund të shfrytëzohen edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.

Pakoja ditore e internetit në mobil me 150MB kushton 1.5 euro, ndërsa pakoja mujore me 2GB mund të blihet për 10 euro. Për të aktivizuar pakon ditore me 150MB, përdoruesit duhet të thërrasin numrin *478*1#, ndërsa për të aktivizuar pakon mujore me 2GB ata duhet të thërrasin numrin *478*2#.


Për të përfituar nga oferta e re me internetin në mobil, gjatë qëndrimit në Shqipëri, përdoruesit duhet të lidhen me operatorin Eagle Mobile. /Telegrafi/