LAJMI I FUNDIT:

IPKO, besnike ndaj projekteve inovative

IPKO, besnike ndaj projekteve inovative

IPKO vazhdon të përkrahë fondacionin BONEVET, në projektet “Electric Buggy” dhe “Kosova Makers League”.

Kjo është hera e dytë që IPKO mbështetë fondacionin BONEVET, pas financimit të veturës së parë elektrike më 2017, e cila ishte krijuar nga disa të rinj të moshave 14-16 vjeç.

“Vitin e kaluar, jo shumë njerëz kanë besuar se një veturë elektrike mund të prodhohet në Kosovë. Por, ne kemi besuar! I kemi besuar konceptit që na është prezantuar dhe kemi menduar se nëse të rinjve të Kosovës u ofrohen mundësitë e duhura, atëherë ata do t’ia dalin, prandaj edhe nuk kemi hezituar t’i mbështesim. IPKO do të vazhdojë të mbështesë fëmijët dhe të rinjtë e Kosovës edhe me projektet tjera inovative siç janë ‘Electric Buggy’ dhe ‘Kosova Makers League'”, ka thënë drejtori ekzekutiv i IPKO Telecommunications LLC, Robert Ezrin.

Qëllimi i projektit “Electric Buggy”, është që të promovohet një ambient i pastër, pa ndotje dhe pa emetim të gazrave. Ky projekt, është vazhdimësi e veturës së parë elektrike, por kësaj radhe kjo veturë e dytë do të shërbejë për transport të udhëtarëve dhe mallrave. “Electric Buggy” do të ketë dy ulëse të rregullta për udhëtarë dhe dy ulëse palosëse. Për më shumë do të ketë edhe një vend të posaçëm për mallrat që do të transportohen brenda qytetit.

Ndërsa, “Kosova Makers League” është gara më e madhe për robotikë në Kosovë. Kjo platformë do të shërbejë si urë lidhëse midis fëmijëve dhe të rinjve me botën e robotikës. Për më shumë, përmes këtij projekti të BONEVET, do të përfshihet një numër i madh i nxënësve nga e gjithë Kosova.

Operatori më i qëndrueshëm në Kosovë, IPKO, udhëheqë me inovacionin, gjithnjë duke sjellë e para teknologjinë më të fundit në tregun Kosovar. Po ashtu, IPKO njihet për iniciativat e saj mbështetëse në fusha të ndryshme si arsim, shëndetësi dhe çështje të tjera që ndërlidhen me fëmijët dhe të rinjtë.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori