LAJMI I FUNDIT:

iPhone 7 me 256GB, 3GB RAM dhe hollësi marramendëse?

iPhone 7 me 256GB, 3GB RAM dhe hollësi marramendëse?

Gjenerata e ardhshme e telefonit të Apple, iPhone 7 Plus thuhet se do të vijë edhe në variantin me 256GB memorie të brendshme, si dhe baterinë më të madhe prej 3,100 mAh, dy karakteristika të cilat do ta dallojnë atë nga iPhone 7, thuhet sipas faqes kineze MyDrivers.

Raporti nuk sugjeron se iPhone 7 Plus do të ketë 16GB si memorie bazë, apo nëse Apple do të fillojë me variantet prej 32GB, 128GB dhe 256GB, për dallim nga iPhone 6s Plus me 16GB, 64GB dhe 128GB.

Bateria e përfolur me 3,100 mAh thuhet se do të jetë 12.7% më e madhe sesa ajo e iPhone 6s Plus me 2,750 mAh, edhe pse iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus besohet se do të jenë të hollë poaq sa modeli i ri i iPod touch.

Më tej faqja kineze shkruan se iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus do ta ruajnë madhësinë e ekranit prej 4.7” dhe 5.5”, si format ideale për përdoruesit e saj.


Sipas burimeve të njëjta thuhet poashtu se Apple do ta shmang portin me 3.5mm për audio, dhe në vend të kësaj do të vendosë një port të vetëm që është all-in-one, bashkë me TSMC A10 chip dhe modemin Intel 7360 LTE.

iPhone 7 Plus është thënë se do të vijë me 3GB RAM. (Telegrafi)