Dhjetëra qytetarë morën pjesë në meshën e ditës së Pashkëve në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, që për mesazh ka pasur paqen në mes njerëzve.
Don Fatmir Koliqi, i cili e udhëhoqi meshën e ditës së Pashkëve, tha se mesazhi që këtë vit Ipeshkvi i Kosovës ka zgjedhur është po i njëjti me mesazhin e parë të cilin Jezusi iu sjell apostujve ‘paqja me ju’.
“Mesazhi i parë i cili Jezusi ju sjell apostujve, nxënësve të vetë është paqja me ju, të cilin e ka përzgjedhë edhe ipeshkvi i Kosovës për sivjet. Gjithashtu në ungjillin e sotëm kemi dëgjuar se si dy apostujt e vetë shkojnë dhe e zbulojnë që Jezusi është ringjallur dhe është ai shikimi i parë i cili e ndryshon jetën e tyre, por edhe besimin të cilin e bënë që të hapet zemra e tyre. Kështu që, ashtu si Jezusi na e ka dhënë mesazhin neve përmes apostujve, edhe ne e përcjellim te të gjithë që të hapim zemrat e tona për të tjerët, mos leni varre të mbyllura por të hapura dhe të ringjallemi në një jetë më të bukur dhe më të mirë për vendin tonë”, tha ai.
Jashtë katedrales ku u mbajt mesha e ditës së Pashkëve, janë parë forca të shtuara të Policisë së Kosovës, por që sipas Don Fatmir Koliqi, janë vetëm masa që merren kur ka tubime të mëdha, por që nuk ka pasur kurrfarë shqetësimi tjetër.
“Ju e patë që nuk kam qenë aspak i frikësuar, as besimtarët nuk kanë qenë të frikësuar. Sigurisht që e gjitha këto që i keni parë ju jashtë janë masa që merren kur ka tubime të mëdha, që të jetë rendi, por nuk ka pasur kurrfarë frike dhe shqetësimi. Gjithmonë lajmet mediatike kanë impakt psikologjik tek njerëzit, por nuk ka pasur asgjë që na frikëson neve, pikërisht me gëzim dhe me plot hare i kemi festuar së bashku”, tha ai.
Ndërsa, qytetari Dedë Abazi, tha se populli shqiptarë gjithmonë ka ditur që të festojë dhe të kremtojë pashkët dhe bajramin së bashku, pasi që mbi të gjitha janë shqiptarë, kremtojnë dhe jetojnë së bashku.
“Festa e pashkëve do ta prezantoj në dy dimensione, në atë global dhe atë vendorë. Në atë global paraqitet para botës një shpresë dhe besim që njeriu në botë nuk ka ardhur që të shkon drejtë varrit, por njeriu ka ardhur që të jetoj në këtë botë dhe të jetoj për tu ringjallur në jetë dhe për ta zhvilluar jetën e pasosur. Në aspektin kombëtarë ne jemi shoqëri e cila kemi nevojë për ringjallje, për ripërtëritje, jemi në ringjallje e sipër pavarësisht rrethanave dhe frymave të këqija që përpiqen që të frikësojnë dhe tentojnë të ndjellin panik te populli, populli shqiptarë është ai që gjithmonë ka ditur që të festojë dhe të kremtojë pashkët dhe bajram së bashku. Sepse, mbi të gjitha jemi shqiptarë dhe kremtojmë dhe jetojmë së bashku. Urime dhe për shumë mot pashkët”, tha ai.
Në përfundim të meshës, Katedralja “Nënë Tereza” kishte përgatitur rreth njëmijë vezë të pashkëve, të cilat iu dhuruan fëmijëve, por edhe të pranishmëve të tjerë të kësaj meshe.
Gjatë ditës së sotme, në ora 17:00 do të mbahet meshë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë. Po ashtu, në orën 19:00 do të bëhet pritja solemnde për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë e organizuar nga Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht