LAJMI I FUNDIT:

iPadi i ri do të jetë më i hollë dhe më i lehtë?

iPadi i ri do të jetë më i hollë dhe më i lehtë?

Gjenerata e pestë e iPad të Apple mund të debutojë kah fund i këtij muaji, dhe kësaj radhe pritet që Apple të shfaqë një rinovim të qenësishëm në projektimin e tabletit të saj të ri.

Me ndryshimet e mëdha nga brenda dhe jasht, thuhet se modeli i ardhshëm i tabletit më të famshëm në planet, iPad, do të adoptojë një identitet të ri të projektimit i cili është i ngjashëm me atë të iPad Mini.

iPadi i ardhshëm thuhet se do të jetë edhe më i hollë dhe më i lehtë se paraardhësi i tij, edhe pse kjo gjë nuk ndodhi kur Apple debutoi me brezin e tretë të iPad, i rezultoi të jetë pak më i trashë në krahasim me iPad 2.

"Është e mundshme që një pjesë e projektimit të hollë dhe të lehtë do të vijë nga zvogëlimi i madhësisë së LED backlight, duke krijuar ekran më efikas dhe pjesërisht duke përdorur LED më efikas", tha analisti i NPD DisplaySearch, Pali Semenza.


Apple mund ta zbulojë gjeneratën e ardhshme të tabletit të saj të famshëm, iPad, gjatë një konference të posaçme për shtyp, të cilën do ta mbajë më vonë gjatë muajit, edhe pse sipas thashethemeve të kohëve të fundit sugjerohet se iPadi i ri nuk do të debutojë deri në vjeshtë 2013. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori