LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi: Sfidë e madhe ndaj Interit, Immobile dhe De Vrij do të luajnë

Inzaghi: Sfidë e madhe ndaj Interit, Immobile dhe De Vrij do të luajnë
Simone Inzaghi (Getty Images)

Simone Inzaghi ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ‘finale’ ndaj Interit, ku ka theksuar se dyshja, Ciro Immobile dhe Stefan de Vrij do të luajnë.

Ndeshja e madhe mes Interit dhe Lazios do të zhvillohet të dielën mbrëma nga ora 20:45 në Olimpico të Romës.

Klubi Biancocelesti mund të fitojë ose të barazojë dhe të hyjë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Nerazzurrëve i duhet të fitojnë patjetër për të arritur objektivin.


Spalletti: Interi e meriton Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Spalletti: Interi e meriton Ligën e Kampionëve

“Ne do të luajmë ndeshjen tonë të zakonshme, pavarësisht nga rezultati. Nuk e dimë se çfarë qëndrimi do të ketë Interi, por duhet të përqendrohemi vetëm tek vetja”, ka thënë fillimisht Inzaghi në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Unë kisha dashur të shmangim këtë përballje të ditës së fundit, por arritëm atje me vetëm tre pikë epërsi dhe punuam për të qenë gati për këtë situatë”.

Immobiles duke festuar një gol me trajnerin Inzaghi (Getty Images)

“Ne biseduam shumë në zhveshtore, djelmoshat e dinë se çfarë është në rrezik në fund të një sezoni shumë të gjatë. Ne kemi nevojë për qasjen e duhur, të përqendruar, të përulur dhe për të shmangur gabimet”.

Inzaghi ka besim tek De Vrij Getty Images)

“Immobile kishte një javë të madhe, ai punonte ditë e natë në stërvitje, ashtu sikurse Luis Alberto dhe Parolo. Immobile do të luaj, ndërsa Alberto dhe Parolo nuk ia kanë dalë”.

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Lazio-Interi
Lexo po ashtu Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Lazio-Interi

“Ka pasur shumë fjalë për këtë [De Vrij], por unë e kam parë atë dhe nuk kam pasur dyshime. Jam i sigurt se ai dëshiron të lërë shenjë në këtë klub, te tifozët dhe shokët e tij”. Ai gjithashtu do të dëshirojë të tregojë Interin se çfarë është një mbrojtës i madh që po nënshkruajnë për pesë vitet e ardhshme”.

“Ne e dimë se ka një barazim të hapur për ne, por të dy ekipet do të luajnë për të fituar. Interi ka lojtarë të mëdhenj, një trajner të shkëlqyer dhe është një sfidë emocionuese”, përfundoi trajneri i Lazios. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Presidenti i Barcelonës i ka vendosur Neymarit dy kushte për t'u rikthyer tek blaugranasit

Presidenti i Barcelonës i ka vendosur Neymarit dy kushte për t'u rikthyer tek blaugranasit

La Liga
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë një lojtar për transferimin e Jonathan Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë një lojtar për transferimin e Jonathan Tah

La Liga
Eksperti financiar zbulon dënimin e ashpër që e pret Man Cityn pas 115 akuzave

Eksperti financiar zbulon dënimin e ashpër që e pret Man Cityn pas 115 akuzave

Premier League
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori