LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi pas humbjes nga Monza: Interi është ende në garë për të gjitha objektivat

Inzaghi pas humbjes nga Monza: Interi është ende në garë për të gjitha objektivat

Simone Inzaghi këmbëngul se nuk është ‘e vërtetë’ që Interi refuzon Serien A në favor të Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Italisë, pasi pas humbjes në shtëpi ndaj Monzas, përsërit se ata janë ‘ende në garë për të gjitha objektivat tona’.

Interi mund të ketë një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-0 si mysafir ndaj Benficas dhe të ketë gjithçka për të luajtur kundër Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, por forma e Serie A ka qenë e mjerueshme.

Një fitore ndaj Monzas do t’i lejonte ata të kalonin Milanin në vendin e katërt, megjithatë ata u mundën në Giuseppe Meazza nga Monza e sapo-promovuar me një gol me kokë nga Luca Caldirola.


Kjo është humbja e 11- të në Serie A e Interit në vetëm 30 ndeshje, vetëm një më pak se Monza, por edhe një herë problemi ishte evident pasi Interi kishte mjaft raste shënimi dhe nuk shfrytëzoi asnjë prej tyre.

Interi vazhdon formën e tmerrshme në Serie A, mposhtet në shtëpi nga Monza
Lexo po ashtu Interi vazhdon formën e tmerrshme në Serie A, mposhtet në shtëpi nga Monza

“Ekipi pati një pjesë të parë të mirë që meritonte qartësisht më mirë, pastaj sa më gjatë që vazhdoi pa gol, ne u tensionuam dhe humbëm formën tonë. Është një fotokopje e ndeshjeve kundër Fiorentinës dhe Salernitanës, jemi të zhgënjyer dhe të zemëruar”, ka thënë fillimisht Inzaghi për Sky Sport Italia.

“Nuk është e vërtetë që ne nuk na intereson Seria A dhe duam vetëm të rrisim lojën tonë në garat e kupave. Ne donim shumë të fitonim dhe ky rezultat negativ ngadalëson përparimin tonë në ligë”.

“Ndoshta skuadra ndjen presionin që na duhen vërtet pikë në Serie A dhe kjo na bën të frustruar, ne humbasim mprehtësinë tonë dhe nuk e lëvizim topin pastër”.

Inter 0-1 Monza, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Inter 0-1 Monza, notat e lojtarëve

Interi duhet të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për të shmangur një ndryshim katastrofik në statusin e tyre financiar dhe siç qëndrojnë gjërat, ata janë në vendin e pestë.

“Jemi vetëm dy pikë larg Milanit dhe ka shumë ndeshje përpara, kështu që kemi shumë kohë për ta kompensuar atë. Ne jemi ende në garë për të gjitha objektivat tona”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori