Investuesit e huaj dhe të vendit do të trajtohen njëjtë nga Qeveria e re e Maqedonisë (Video)

Ekipi i ri qeveritar për çështje ekonomike paralajmëron trajtim të njëjtë të investitorëve të vendit dhe të atyre të huaj. Bëhet fjalë për ndryshimin e rregullativës me qëllim përmirësimin e klimës investuese për biznesmenët e vendit. Ministri pa resor Zoran Shapuriq deklaroi se në periudhën pasuese do të realizohen takime me odat ekonomike që të dëgjohen iniciativat e sipërmarrësve dhe të eliminohen dallimet ndërmjet investitorët vendorë dhe atyre të huaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse vjen një investitor i huaj, për të, e gjithë procedura nëpër institucione zgjat prej 10 deri 15 ditë, ndërsa nëse është investitori nga vendi, vetëm në një organ ka 7 apo 8 sektorë. Kështu, mund që në një organ të vetëm ai të humbë një muaj të plotë kohë. Duhet të bëhet një rigrupim dhe në institucione të angazhohet një i punësuar i cili do t’i udhëheqë punët e investitorëve vendorë, njëjtë siç ndodh për të gjithë investitorët e huaj”, tha për TV21, Zoran Shapuriq, Ministër pa resor.
Për një kohë të gjatë, biznesmenët nga vendi ankohen se diskriminohen në raport me investitorët e huaj. Investitorët e huaj, për dallim nga ata të vendit, janë të liruar nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale në periudhë maksimale deri 10 vjet. Ata nuk paguajnë tatimfitim, për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese marrin ndihmë shtetërore deri gjysmë milionë euro si dhe janë të liruar nga pagesat doganore dhe komunale.
“Pikërisht trajtimi i pabarabartë i kompanive vendore ndaj atyre të huaja nga ana e qeverisë së kaluar ishin disa nga ankesat më të mëdha të biznesmenëve nga vendi. Në njërën anë, përderisa investitorët e huaj gëzonin një numër të madh beneficionesh, biznesmenët maqedonas ankoheshin nga kontrollet e përditshme nga inspektorati që në fund të ditës përfundonin me dënime në para.”
Qeveria e drejtuar nga OBRM-PDUKM asnjëherë nuk e zbuloi shumën e përgjithshme të shpenzuar për tërheqjen e investimeve të huaja në zonat teknologjiko-industriale. Në preskonferencë rregullisht i publikonin të dhënat për vlerën e eksporteve të fabrikave të huaja dhe numrin e të të punësuarve në to. Por analiza e rrjetit hulumtues BIRN tregoi se të dhënat e publikuara jo gjithnjë janë të besueshme. Hulumtimi ka treguar se autoritetet kanë paralajmëruar ndërtimin e 138 fabrikave në 10 vitet e fundit, por sipas BIRN, numri i përgjithshëm i kompanive që kanë investuar brenda periudhës së analizuar është 51, ndërsa 40 janë në proces e sipër. Ndërkaq 43 investimet e tjera akoma nuk kanë filluar të realizohen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Transparency International RMV, raste të reja korrupsioni në muajin shkurt 2025

SPAK heton organizatën kriminale që ‘skllavëroi’ 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës