Investoni në Dubai: Ekspozita e pronave luksoze të DAMAC në Prishtinë
Më datat 14 dhe 15 gusht 2025, Hotel Emerald në Prishtinë do të jetë vendi i takimit për investitorët e interesuar në pronat luksoze të Dubait.
Kompania projektuese Smart Project, po sjell një event ekskluziv me kompaninë e njohur DAMAC, zhvilluesi kryesor në Dubai, i cili ofron një qasje të drejtpërdrejtë në botën e pasurive të patundshme me potencial të lartë kthimi nga investimi.
Ekspozita do të zhvillohet nga ora 12:00 deri në orën 20:00 dhe është e hapur për të gjithë të interesuarit.
Gjatë këtyre dy diteve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të takohen me ekspertët e DAMAC, të cilët do të ofrojnë këshillime profesionale dhe do të prezantojnë projekte luksoze të dedikuara për investitorë të ndryshëm.
Një aspekt i veçantë i kësaj ekspozite është prezantimi i modeleve 3D dhe pamjeve vizuale të pronave në Dubai.
Eventi gjithashtu ofron mundësinë e rezervimit të takimeve 1:1 gjatë ose pas eventit për të diskutuar dhe siguruar avantazhet e ofertave më të mira.
Dubai njihet për potencialin e tij të lartë të investimeve në patundshmëri dhe DAMAC, si zhvilluesi nr. 1 në këtë qytet, është i njohur për portofolin e tij premium dhe besueshmërinë e dëshmuar, ndërsa Smart Project hap këtë ekspozitë si kompani me mbi 350 projekte të zhvilluara, e cila ka dëshmuar ekspertizën e saj si njohëse e tregut, kërkesave dhe potencialin nacional të investimeve.
Ndaj, ftohen të gjithë të interesuarit dhe investitorët, të shqyrtojnë cdo mundësi të kësaj ekspozite, për investimet në një nga tregjet më tërheqëse të pasurive.
Për më shumë informacione, klikoni : faqen e tyre ne facebook





























