LAJMI I FUNDIT:

Investimet e huaja ulen për 40 për qind në Maqedoni

Investimet e huaja ulen për 40 për qind në Maqedoni

Investimet e huaja direkte në Maqedoninë e Veriut më 2020 – vit kur u paraqit pandemia – kanë shënuar rënie për rreth 40 për qind, krahasuar me vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, vitin e kaluar (2020) ka pasur investime të huaja në vlerë prej 239.8 milionë eurove, kundrejt 323.3 milionë eurove që ishin investuar më 2019.

Banka Popullore thotë se sa i përket investimeve të huaja prin Britania e Madhe, me investime që kapin shifrën e 127 milionë euro. Në vendin e dytë është Gjermania me 56 milionë euro, pasuar nga Turqia me investime prej 49 milionë euro. Shtetet e Bashkuara janë në vendin e katërt me 16 milionë euro investime, pasuar nga Bullgaria me 12.2 milionë euro.


Maqedonia e Veriut më 2018 kishte regjistruar shkallën më të lartë të investimeve të huaja, përkatësisht 624 milionë euro. Ndërkaq, më së paku investime të huaja direkte kishte pasur më 2017 në vlerë prej 181.3 milionë euro. Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se autoritetet shtetërore duhet të fokusohen në zhvillimin e politikave fiskale stimuluese, në mënyrë që të bindin investitorët e huaj të investojnë në këtë shtet. Sipas tyre, në rënien e investimeve të huaja nuk ka ndikuar vetëm pandemia e koronavirusit, por edhe zgjedhje parlamentare si dhe ofertat më të mira që kanë vendet e rajonit.

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori