LAJMI I FUNDIT:

Invalidët civilë po përballen me skamje

Invalidët civilë po përballen me skamje

Drejtues të Shoqatës së të Plagosurve Civilë nga Minat i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës me kërkesë që të rriten pensionet për invalidët civilë gjatë luftës.

Kjo Shoqatë alarmon se invalidët civilë janë në gjendje shumë të rëndë dhe ndaj kësaj kategorie po bëhet diskriminim.

Ishin fëmijë kur ranë në mina, të cilat ishin vendosur gjatë periudhës 1998-99 nga ushtria serbe. Tash, secili nga ta numëron mbi 25 vjet, dhe secili ka të humbur një gjymtyrë të trupit.


Invalidët civilë në Kosovë nuk marrin më shumë se 136 euro pension invalidor. Ata madje nuk preferojnë ta quajnë as pension, pasi, sipas tyre, kjo shumë përngjan me një ndihmë sociale.

Një protezë për të zëvendësuar këmbën e humbur kushton 5-7 mijë euro. Kurse, një pjesë e kësaj kategorie janë kryefamiljarë, e në shumën që marrin prej 130 eurove hyjnë: proteza, barnat, ushqimi, shkollimi i fëmijëve, pagesat komunale…

Avni Lubovci, drejtues i Shoqatës së të Plagosurve Civilë nga Minat (SHPCM), i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me kërkesë që të rriten pensionet për invalidët civilë gjatë luftës.

Lubovci ka thënë se invalidët civilë janë në gjendje shumë të rëndë dhe ndaj kësaj kategorie po bëhet diskriminim, shkruaan “Zëri”.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori