LAJMI I FUNDIT:

Klinika Zhan Mitrev publikon intervistën e plotë me gazetarët e IRL

Klinika Zhan Mitrev publikon intervistën e plotë me gazetarët e IRL

Klinika Zhan Mitrev (ZMC) ka publikuar intervistën dhe incizimet e atmosferës ku është realizuar intervista me gazetarët e IRL në lidhje me dokumentarin “Gjaku i pistë”, për, siç thonë nga ZMC për të treguar të vërtetën rreth kësaj afere.

“Me qëllim për të informuar publikun në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë, publikojmë regjistrimin e plotë të intervistës së Dr. Zhan Mitrev dhënë për ekipin e IRL-së. Intervista e vendosur në kanalin YouTube dhe e disponueshme për tu parë është autentike, pa asnjë ndërhyrje dhe editim. Videoja përmban të gjitha pyetjet dhe përgjigjet e Dr. Mitrev, përgjigjet e plota pa prerje dhe montim ndaj të gjitha pyetjeve të cilat janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë vendosur në funksion të qëllimit të IRL-së për të akuzuar dhe nxirë imazhin e doktorit.”

“Nga regjistrimi shihet qartë se doktor Mitrev është i hapur për tu përgjigjur dhe i është përgjigjur të gjitha pyetjeve, pikërisht për këtë arsye kërkon që përgjigjet e tij të publikohen të plota, autentike dhe pa editime, për të mbrojtur të vërtetën dhe gjendjen aktuale. Megjithatë, dyshimet për qëllimet e IRL-së në realizimin e këtij dokumentari u konfirmuan, sepse pikërisht kështu u bë në dokumentarin e IRL-së, përgjigjet e dhëna i’u ofruan publikut të prera, të montuara, të kombinuar dhe të nxjerra jashtë kontekstit të së vërtetës dhe u vendosën në një kontekst krejtësisht tjetër, tendencioz dhe larg së vërtetës”.


“Gjatë regjistrimit të intervistës, IRL premtoi se do të publikojë regjistrimin e plotë në YouTube, por kanë kaluar tashmë gjashtë muaj dhe ende nuk e kanë publikuar intervistën e plotë. Pikërisht kjo flet për synimin e tyre për të krijuar një rast që nuk ekziston dhe për qëllimin tendencioz të gjithë kësaj historie”.

“Përse IRL e beri këtë dokumentar, përse nuk përfshihen të gjitha informacionet në dokumentar, përse IRL nuk publikoi regjistrimin e plotë të intervistës? Përgjigja e këtyre pyetjeve është në regjistrimin dhe performancën nga ana e ekipit të IRL-së para hapjes dhe bashkëpunimit të plotë të Dr. Mitrev dhe Klinikës Zhan Mitrev” thonë nga Klinika Zhan Mitrev.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori