Një ditë pas deklaratës së prokurores Ruskovska se Interpoli refuzon të shpall urdhër arrest ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë në Lion të Francës, e kthejnë topin tek Institucionet vendore në Shkup. Të pyetur nga Alsat, se përse nuk e publikuan urdhër arrestin, siç thotë shefja e prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga selia e Interpolit u përgjigjën:
“Nëse ose kur policia në cilëndo nga 194 shtetet anëtare të Interpolit ndanë informacion me Sekretariatin e Përgjithshëm në Lion, lidhur me hetimet ose individët, atëherë ky informacion mbetet në posedim të atij shteti anëtar. Kështu, Interpoli nuk komenton raste ose individë konkret, përveç në rrethana të veçanta dhe me miratimin e shtetit anëtar në fjalë. Lidhur me kërkesën tuaj, do t’ju këshillonim të kontaktoni autoritetet përkatëse vendore” ,theksuan nga Selia e Interpolit.
Por, Ruskoska dje tha se informacioni i fundit i marrë nga Interpoli është se selia e Interpolit në Lion nuk e publikon urdhër arrestin, pa shpjeguar pse. Për publikimin e urdhër arrestit për të arratisurin Gruevski, i cili fitoi azil politik në Hungari, prokurorët tanë presin më shumë se dy muaj. Interpol nuk e publikon as urdhër arrestin për ish-kundërzbuluesin Nikolla Boshkovski, i cili iku në Greqi. Gruevski e Boshkovski janë ndër të dyshuarit, si organizatorë të ndërhyrjes në Parlament më 27 prill. Ruskovska theksoi se për pesë persona, që ishin përfshirë në lëndën e dhunës në Kuvend, dhe që nuk ishin të kapshëm për organet, atëherë Interpoli pa problem lëshoi urdhër arrest.
Hetimi i organizatorëve të “së enjtes së përgjakshme” vazhdon, por Ruskoska thotë se është në përfundim./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë