Kiribati and Vanuatu, janë dy vende të vogla, diku në Paqësor, të cilat u pranuan këto ditë në Interpol, ndërkohë që Kosova nuk arriti të mbledh numrin e mjaftueshëm të votave për të qenë anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare të policisë. Kështu, këto dy vende nuk kanë nevojë për ndonjë fitore në futboll, sikurse që u duhet vendeve ballkanike sa herë që u luhatet vetëbesimi. Mund të jetë arsyeja e suksesit të tyre se ata nuk kanë fqinjë dashakeq, të cilët krejt suksesin e tyre e matin me dëmin që ua bëjnë fqinjëve të tyre. Nuk ka gjasa që këto vende të kenë polici më të përgatitur se Kosova, edhe pse Policia e Kosovës, sidomos kreu nuk është aq për tu lavdëruar.
Sidoqoftë, futbolli po na ecë, sikurse edhe xhudo dhe sporte tjera. Edhe për të kënduar… por, opozita nuk e ka disponimin për këngë. Po kërkon dorëheqje të kreut të shtetit, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministri i Jashtëm…! Nuk dinë as të këndojnë as të luajnë futboll. As xhudo!
Dëmi i fqinjit është sukses i yt, kështu mendojnë serbët të cilët e festuan si e do rendi dështimin e Kosovës, për çka si e pohojnë edhe vet, ata kanë merita të veçanta. Sidomos, merita kanë miqtë e tyre të cilët nuk e votuan Kosovën. Kush e hedh një gurë në drejtim të Kosovës, ose kush e heq një gurë nga themelet e shtetit të Kosovës, me automatizëm bëhet mik për kokë i Serbisë. Siç edhe dihet, për të gjitha dështimet tona fajtore është Serbia, ndërsa politika ka merita të mëdha për sukseset e Rita Orës, Majlinda Kelmendit, Dua Lipës, Erës, … për të gjitha tjerat, sidomos për sport, për futboll, ku Kombëtarja …. Pra, edhe kur bon, bon, edhe kur nuk bon, prapë bon…!
Nejse, Serbia, për dallim, nuk ka fare Kombëtare në futboll. As që bëjnë debate lidhur me këtë çështje siç ndodhë ndër shqiptarët. Ata kanë një Përfaqësuese. Kur luan Serbia, serbët mblidhen nëpër kafene apo ndeja familjare, për të shikuar ndeshjet, dhe është sport nacional të pinë shlivovicë, të shajnë Shaqirin, dhe të përbetohen se nuk e japin Kosovën. Me këdo që të ndeshen sportistët serbë, tifozët e tyre hedhin slogane për Kosovën. Me shumë gjasë, pa armiqësinë me Kosovën do të kishin shumë më pak, ose fare, vëmendje ndërkombëtare. Kjo atmosferë shihet njëjtë si në Beograd, ashtu në Mitrovicën e veriut, apo në Banja Llukë, apo kudo ku jetojnë serbët.
Kur luan Kombëtarja shqiptare, pranë ekraneve shqiptarët festojnë pak a shumë njëjtë, pra bëhet qejf me meze, pastaj flitet për reprezentuesit zviceran të cilët e dëmtuan rëndë shpirtin serb, me çka krenohemi të gjithë pasi, qysh e dimë, ata për interes të kombit e larguan Serbinë nga kampionati botëror në Rusi. Kjo prej tradhtarëve i ktheu në patriotë. Ndërsa, për serbët do të ketë qenë humbja më e rëndë pas betejës së Kosovës, më 1389. As sot e kësaj dite ata nuk e falin Shaqirin, sidomos për valëvitjen e shqiponjës pas golit, dhe për pasojë, ai nuk udhëtoi në Beograd me Liverpulin.
Në të vërtetë, për dallim prej serbëve të cilët nuk kanë Kombëtare, por e kanë një Përfaqësuese , shqiptarët, kudo që jemi, shpesh i shohim këto ndeshje me pilot në dorë, duke e kaluar kanalin aty ku luajnë Shqipëria, Zvicra, Maqedonia, apo Kosova, pra aty ku lojtarët shqiptarë e bëjnë lojën. Te ne ka kohë që ka debate se cila është Përfaqësuese e cila Kombëtare, ndërkohë që dilemat po rriten edhe më tej duke pasur parasysh shkëlqimin futbollistëve të Kosovës, dobësimin e tifozerisë “kuq e zi”, e cila fuqinë e kishte tek kosovarët dhe fuqizimin e “dardanëve”. Krejt kjo mund të jetë edhe si pasojë e rënies në formë të Shqipërisë, e mbase edhe të disa masave (josportive) të qeverisë Rama, por kjo nuk është tema jonë e sotme. Mund të thuhej se po bëhemi me dy kombëtare, sikur Kosova të përjetohej në Shqipëri ashtu si përjetohej Shqipëria në Kosovë. Më shumë ka gjasë se po hyjmë në një fazë rivaliteti sportiv dhe kjo mund të jetë mirë edhe për politikën.
Sido që të jetë, nëse edhe në ndeshjen e Kosovës me Maqedoninë Veriore do të jetë aq e suksesshme, opozita s’ka përse kërkon rrëzim të qeverisë, edhe për një kohë, sepse një sukses në sport apo kulturë, ngre krenarinë kombëtare, vetërespektin, të lënduar, më shumë se çfarëdo suksesi politik. Situata pra, aty ku ndërlidhet sporti, politika, identiteti, pak a shumë paraqitet kështu: edhe Serbia po shkon në ligën B, ndërsa Kosova po ngjitet në ligën C, ndërkohë që Shqipëria po bie më poshtë. Shqipëria dhe Serbia janë në OKB, UNESCO, INTERPOL… ndërsa Kosova ka veç vetveten.
Për me përmbledhë këtë bisedë të shkapërderdhur, në futboll e politikë, e cila në fakt përflet marrëdhëniet e ngarkuar, serbo-shqiptare, në përgjithësi dhe Serbi-Kosovë në veçanti, mund të themi se një politikë në Kosovë apo Serbi mund të dështojë në të gjitha planet dhe të kalojë pa pasoja, vetëm nëse në futboll, apo në ndonjë “aktivitet kundër” dalin të fituar. Kur humb njëri fiton tjetri, kjo është logjika e çoroditur e politikës fqinjësore e cila pretendon të integrohet në Evropë.
Kjo fitore e Kosovës, pas asaj në Maltë, do të ruajë vetëbesimin e Kosovarëve, edhe përkundër dështimit në politikën e jashtme, e në shumë vende edhe në të brendshmen. Është dëshmuar se sportistët, këngëtaret, dhe artistët në përgjithësi, janë ambasadorët më të mirë të politikës së jashtme kosovare. Mbase do të ishin më të mirë edhe në politikën e brendshme, në institucione, sikur të kishin ambicie për këtë. Qytetarët padyshim janë më të talentuar se oligarkia e cila kontrollon gjithçka. Ajo që është e sigurt është se politika nuk e përfaqëson aspak shpirtin kreativ të kosovarëve, as talentin e tyre. Prandaj politika mund të fshihet pas sporti, kulture, ndërkohë që këto mund të mbështeten veç në ambicien, talentin dhe punën e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë