LAJMI I FUNDIT:

Interpelanca e BDI-së, Gashi: Është e drejtë demokratike

Interpelanca e BDI-së, Gashi: Është e drejtë demokratike

Interpelanca është e drejtë demokratike, e përcaktuar, e lejuar dhe e parashikuar me Kushtetutë, Ligj dhe Rregullore. Çdo deputet, grup parlamentar mund të iniciojë procedurë për interpelancë, theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot në Ohër, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për interpelancën e parashtruar nga BDI-ja për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësin e tij Astrit Iseni dhe zëvendëskryeministrat, Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq.

Ai përkujtoi edhe në interpelancën e parashtriuar për të, duke theksuar se debati është në kuadër të demokracisë dhe kështu duhet të jetë.

Në lidhje me kërkesat e LSDM-së për takim liderësh lidhur me situatën e sigurisë në vend, Gashi tha se nuk ndihet kompetent të përgjigjet në cilësinë e kryetarit të Kuvendit dhe se nuk është lider i ndonjë partie politike.


“Për mua janë të rëndësishëm deputetët, Kuvendi dhe unë po përpiqemi të abstragohem objektivisht dhe me aq sa mundem nga përkatësia politike, dua të jem i afërt me të gjithë. Nëse liderët mendojnë se kjo është mirë, do të vendosin nëse do të ketë takim apo jo, kjo varet nga ata. Mendoj se dialogu është i mirë, duhet të takohemi, të shihemi, të flasim. Kjo është e mirë për partitë politike dhe në përgjithësi për kulturën politike në vend”, deklaroi Gashi.

Ai bëri apel që të mos luhet me situatën e sigurisë në vend, sepse, sipas tij, opozita i ka të gjitha mjetet demokratike në dispozicion.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Kalo në kategori