Në një njoftim shokues, Interi ka konfirmuar se Radja Nainggolan është suspenduar nga aktivitetet e futbollit për arsye disiplinore.

Mesfushori belg nuk po kalon ditët e tij më të mira te Interi, ndërsa kulmi i gjithë kësaj ka ardhur tashmë me pezullim nga aktivitetet.


"FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se Radja Nainggolan është suspenduar përkohësisht nga aktivitetet e futbollit për arsye disiplinore", thuhet në njoftimin e klubit italian.

Është raportuar se ai u vonua në seancën stërvitore të këtij mëngjes.

Kjo është një deklaratë e fortë nga Interi, sepse do të thotë se ai do të lihet jashtë skuadrës për përballjen e Boxing Day me Napolin e vendit të dytë.

30-vjeçari është nënshkruar nga Roma gjatë verës për një shifër rreth 38 milionë euro, por ka luftuar për të bërë një ndikim.

nainggolan e1537338221775 Nainggolan nuk po gjen qetësi te Interi

Reprezentuesi i Belgjikës ka shënuar tri gola në 15 ndeshje konkurruese për Nerazzurët në të gjitha garat.

Kjo ka qenë një javë e keqe për Nainggolan, pasi thuhet se i kishin vjedhur 150 mijë euro nga një bandë, por më vonë u zbulua se ai kishte pasur humbje të mëdha gjatë disa udhëtimeve në kazino në Montecarlo në muajin gusht. /Telegrafi/

telegrafi sport app