Siç pritej, Sime Vrsaljko nuk do të fluturojë për në Londër me skuadrën e Interit për ndeshjen e nesërme (e mërkurë) kundër Tottenham Hotspur.

Mbrojtësi mori një dëmtim duke luajtur për Kroacinë në Ligën e Kombeve, ndaj Anglisë në stadiumin Wembley.

Mbrojtësi nuk do të kthehet të luajë përsëri në Wembley, pasi ai nuk është shëruar plotësisht nga dëmtimi në kofshë.

Sime Vrsaljko Inter 1

Trajneri Luciano Spalletti ka marr me vete një skuadër prej 19 lojtarësh për këtë ndeshje .

Atyre u duhet një barazim në këtë ndeshje për tu futur në mesin e 16 më të mirëve.

Ndeshja fillon në ora 21:00. /Telegrafi/


Skuadra e Interit që do të përballet me Tottenham Hotspur: Handanovic, Padelli, Berni, De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, D'Ambrosio, Skriniar, Vecino, Nainggolan, Borja Valero, Perisic, Brozovic, Icardi, Lautaro Martinez, Keita, Politano, Candreva.
telegrafi sport app