Interi ka njoftuar se do t’i mirëpresë tifozët e tyre në ‘Giuesppe Meazza’ të shtunën, ku mund të mblidhen për të ndjekur finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain. 

Finalja do të luhet në ‘BayArena’ në Mynih më 31 maj në orën 21:00. 


Me pak bileta dhe shumë të vështira për t’u siguruar për një tifoz mesatar, mijëra persona aplikuan dhe mbetën të zhgënjyer. 

Prandaj, klubi dhe autoritetet e qytetit kanë qenë vendosur ta hapin stadiumin për të mirëpritur tifozët, ku ata mund ta shikojnë ndeshjen së bashku. 

Një ekran i madh do të instalohet dhe do të ofrohet muzikë live në stadium para fillimit të ndeshjes. 

Biletat për këtë event janë në shitje nga e marta, 27 maj, me kode speciale për anëtarët e klubeve të ndryshme të tifozëve dhe mbajtësit e biletave sezonale. 

Ato dalin në shitje të përgjithshme nga e mërkura, 28 maj dhe çmimi fillon nga 10 euro. 

Paris Saint-Germain po organizon një aktivitet të ngjashëm në ‘Parkun e Princave’ për tifozët e tyre që nuk mund të shkojnë në Mynih. 

Kjo është finalja e dytë e Ligës së Kampionëve për ‘Nerazzurrët' në harkun kohor të tre viteve, pasi humbën me rezultat 1-0 ndaj Manchester Cityt në Stamboll gjatë përballjes së vitit 2023./Telegrafi/

telegrafi sport app