Site icon Telegrafi

Interi e rrit ofertën, Perisic gati ta vazhdoj kontratën

Ivan Perisic është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me Interin.

Anësori kroat është bërë një titullar i padiskutueshëm për trajnerin Simone Inzaghi dhe luan në çdo ndeshje në krahun e majtë.

Por kroati është futur në muajt e fundit të kontratës dhe largimi i tij nga klubi në verë mund të jetë i pashmangshëm.

Megjithatë tani është gjetur gjuha e përbashkët me klubit dhe lojtarit për vazhdimin e kontratës.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se palët kanë gjetur marrëveshjen dhe se Perisic do të vazhdojë kontratën me Neroazzurët.

Inter i ka ofruar pesë milionë euro në sezon dhe bonuset dhe kjo ka bërë që Perisic ta pranojë ofertën.

Gjatë javëve të ardhshme pritet zyrtarizimi i kësaj marrëveshje dhe Perisic të nënshkruajë kontratë edhe për dy vite të tjera me Interin. /Telegrafi/

Exit mobile version