Interi vazhdon ta mbështesë Luciano Spalletti, por nën hije mbetet emrin i Antonio Contes, si zëvendësim i mundshëm i tij.

Nerazzurrët humbën në shtëpi nga Parma në fundjavë, ku pas katër javësh kanë tubuar katër pikë.


Pak pikë për një klub që kërkon të jetë në luftë për titull të kampionit.

174643467 9050d798 e5a4 4e69 99ef 84653770f594

Corriere della Sera njofton se pronarët e Suning Group janë të vendosur dhe i qëndrojnë pas Spallettit.

Antonio Conte është i papunë dhe ka qenë i lidhur me klubin zikaltër tash e disa muaj.

Por klubi nuk është duke e menduar shkarkimin e Spallettit dhe ka lëvizur privatisht për t’i zhdukur thashethemet rreth Contes.

skynews antonio conte chelsea 4360827

Nëse kjo formë e dobët e Interit vazhdon, atëherë Conte mund të marrë drejtimin e skuadrës.

Interi kthehet edhe në Ligën e Kampionëve pas disa vitesh mungesë, ku e pret Tottenham Hotspurin në shtëpi.  /Telegrafi/

telegrafi sport app